35.7 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Netanyahu pas tentativës për sulm: “Asgjë nuk do të na ndal”

Benjamin Netanyahu bëri deklaratën e tij të parë pas tentativës për sulm me dron në shtëpinë e tij në Cezare, të shtunën në mesditë. Në një video të postuar në Twitter, si në hebraisht ashtu edhe në anglisht, kryeministri izraelit, duke shëtitur nëpër një park, pyetet nga gazetarët: “Kryeministër, a do të të ndalojë ndonjë gjë?” Ai përgjigjet me një ton të vendosur: “Jo, asgjë nuk do të na ndalë, do të vazhdojmë deri në fitore.”

Netanyahu theksoi se dy ditë më parë, Izraeli kishte eliminuar vrasësin masiv, liderin e Hamasit, Yahya Sinwar. Ai përshkroi situatën aktuale si një “luftë ekzistenciale” dhe shprehu angazhimin për të vazhduar luftën deri në fund. “Dua të them diçka tjetër, unë jam krenar për ushtarët tanë, jam krenar për komandantët tanë dhe jam krenar për ju, qytetarët e Izraelit,” shtoi ai.

Në versionin e tij në anglisht, Netanyahu e quajti Sinwar “organizatorin terrorist” dhe e akuzoi atë për krime të rënda, duke thënë se banditët e tij “ua prenë kokën burrave tanë, përdhunuan gratë tona dhe dogjën të gjallë foshnjat.” Kryeministri u shpreh se “ne e neutralizuam atë” dhe do të vazhdojnë betejën e tyre me “përfaqësuesit e tjerë terroristë të Iranit”.

Sipas mediave arabe, një burim nga zyra e kryeministrit izraelit tha se “Irani ishte ai që tentoi ta vriste atë”. Zyra e kryeministrit në Izrael konfirmoi se rezidenca private e Benjamin Netanyahu në Cezare ishte objektivi i një sulmi me dron nga Libani më herët këtë mëngjes. Në një deklaratë të shkurtër, zyra tha se kryeministri Netanyahu dhe gruaja e tij, Sara, nuk ishin në shtëpi në momentin e sulmit dhe se nuk kishte të lënduar nga incidenti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...