27.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Tragjedi në Itali: 20-Vjeçari humb jetën nga vërshimi i ujit pas stuhisë

Italia u godit nga një stuhi e fortë shiu këtë fundjavë, duke i kthyer rrugët në lumenj dhe duke shkaktuar një viktimë. Simone Farinelli, një 20-vjeçar italian, humbi jetën mbrëmjen e së shtunës pasi mbeti i bllokuar në makinën e tij që u mbulua nga uji.

Simone dhe vëllai i tij, Andrea, po udhëtonin së bashku me një “Toyota Yaris”, kur rruga u përmbyt papritur nga uji. Andrea, 24 vjeç, arriti të dilte nga makina, por fatkeqësisht Simone mbeti i bllokuar.

“Gjithçka ndodhi brenda pak sekondash. Unë u hodha nga makina, ndërsa ajo tashmë po shtyhej nga uji,” deklaroi Andrea në polici, duke përshkruar momentin tragjik.

Andrea dhe Simone Farinelli

Zona e Bolonjës dhe Emilia Romagnia prej 24 orësh ndodhen nën ujë, për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Kujtojmë që kjo është hera e dytë brenda muajit tetor që në Itali jepet alarmi i kuq për përmbytje.

Dy ditë më parë edhe Franca ndodhej nën vëshimin e uijit në rrugë, një situatë e pazakontë kjo gjatë viteve të fundit në Europë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...