25.9 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Izraeli harton plan për hakmarrje ndaj Hezbollahut pas sulmit me dron

I vendosur për të përshkallëzuar situatën në Lindjen e Mesme, Izraeli duket se ka hartuar një plan për t’u hakmarrë kundër Hezbollahut pas sulmit me dron që synoi rezidencën e kryeministrit Benjamin Netanyahu. Pas goditjes, Netanyahu e përshkroi atë si një atentat ndaj tij dhe njoftoi një përgjigje të menjëhershme ndëshkuese ndaj aleatëve të Iranit.

Aleatët e Iranit që u përpoqën të më vrisnin mua dhe gruan time sot bënë një gabim të rëndë. Kjo nuk do të më pengojë mua dhe Shtetin e Izraelit nga vazhdimi i luftës së drejtë kundër armiqve tanë për të siguruar të ardhmen tonë,” shkroi Netanyahu në një postim në X.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, Këshilli i Sigurimit të Izraelit do të mblidhet së shpejti për të diskutuar mbi përgjigjen ndaj Teheranit. Më herët, ministri i Mbrojtjes i vendit, Yoav Gallad, gjatë një konference për situatën në kufirin verior, tha: “Ne po punojmë për të kaluar në një fazë tjetër, të mposhtjes së armikut duke hedhur në erë tunele, depo municionesh, duke çmontuar Hezbollahun”.

Po i afrohemi gjithnjë e më shumë përfundimit të misionit, edhe pse ka ende shumë për të bërë. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) po përgatiten për lëvizje të mëtejshme, por në radhë të parë duke e ekzekutuar këtë operacion si duhet,” shtoi Gallad.

Takimi i Këshillit të Sigurimit do të zhvillohet në bazën ushtarake të Tel Avivit, ndërsa Izraeli vazhdon të përgatitet për të goditur Iranin në përgjigje të sulmit me raketa balistike të Republikës Islamike më 1 tetor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...