30.8 C
Tiranë
Tuesday, July 7, 2026

Spanja përballet me pasojat e rënda të stuhisë DANA: Mbi 217 viktima dhe forcat e shpëtimit ende në terren

Spanja po përjeton një nga stuhitë më të rënda të këtij shekulli, me përmbytjet e shkaktuara nga stuhia DANA që kanë shkaktuar mbi 217 viktima dhe shumë të zhdukur në rajonin e Valencias. Situata mbetet kritike, pasi stuhia është ende aktive mbi vend, ndërsa urgjenca meteorologjike vijon.

Për t’i ardhur në ndihmë të prekurve, kryeministri Pedro Sánchez ka njoftuar mobilizimin e 5,000 ushtarëve, si dhe shtimin e 5,000 policëve kombëtarë dhe rojeve civile në Valencia. Qeveria ka ofruar mbështetje të plotë për nevojat emergjente të rajonit, ndërsa kryetari i Valencias, Mazón, është inkurajuar të kërkojë çdo ndihmë të nevojshme.

Aktualisht, tetë rrugë në Valencia dhe Castellón janë mbyllur për shkak të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet dhe bllokimet me baltë. Ndërsa autoritetet paralajmërojnë për stuhi të tjera të forta në Castellón dhe bregdetin verior të Valencias, ekipet e shpëtimit po punojnë pandërprerë për të ndihmuar popullsinë e prekur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama drejt Ankarasë për Samitin e NATO-s, Erdoğan pritet të zhvillojë takim dypalësh me...

0
Kryeministri Edi Rama udhëton sot drejt Ankarasë, ku do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s që zhvillohet më 7 dhe 8 korrik. Sipas mediave...

Dhunohet nga bashkëmoshataret në Fier,policia nis hetimet

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fier, ku tre vajza adoleshente dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj një bashkëmoshatareje në një banesë. Pamjet e...

Rëndohet bilanci në Venezuelë/ Tërmetet lënë 3,535 viktima dhe mbi 16 mijë të plagosur,...

0
Bilanci i viktimave nga tërmetet shkatërruese që goditën Venezuelën në fund të muajit qershor është rënduar ndjeshëm. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga...

“Mos na lini pa bukë, lopët nuk janë çezme”/ Fermerët e qumështit protestojnë para...

0
Fermerët kosovarë të prodhimit të qumështit kanë protestuar para Ministrisë së Bujqësisë, duke shprehur shqetësimin për gjendjen në sektor dhe ndërprerjen e përkohshme të...

“Erdha për të fituar Botërorin, pa e fituar nuk ka kuptim të vazhdoj”/ Roberto...

0
Eliminimi i Portugalisë nga Kupa e Botës 2026 ka sjellë një tjetër ndryshim në pankinë. Trajneri Roberto Martinez ka konfirmuar largimin nga drejtimi i...