26.4 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Asllan Dogjani në SPAK për hetim pasurisë: “Jam kallëzuar nga një ndërtues që ka zaptuar pronën publike”

Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, u paraqit për dy orë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për t’u pyetur mbi pasurinë e tij, pas një kallëzimi të bërë nga një ndërtues, të cilin Dogjani e cilëson si “zaptues.” Duke folur për gazetarët pas daljes nga SPAK, ai shpjegoi se kallëzimi erdhi si kundërpërgjigje për denoncimin që ai vetë kishte bërë lidhur me grabitjen e një prone publike në Tiranë.

Sipas Dogjanit, ndërtuesi, në vend që të legalizonte pallatet e ndërtuara në vitin 2006, kishte uzurpuar një pronë publike, të cilën e kishte legalizuar në mënyrë të paligjshme për ta përdorur si parking privat. Banorët, së bashku me Dogjanin, kanë bërë kallëzim në SPAK dhe kanë paraqitur ankesa pranë Kadastrës, e cila anuloi legalizimin e pronës. Dogjani tha se ka kërkuar ndërhyrje edhe nga kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, por pretendon se këta të fundit, në bashkëpunim me ndërtuesin, kanë organizuar një “kurth” për të.

SPAK po heton për shtëpinë time, ku jetoj prej 20 vitesh me familjen,” tha Dogjani, duke sugjeruar se kallëzimi është një manovër për ta diskredituar atë pas përpjekjeve të tij për të mbrojtur hapësirat publike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...

“Pse filmon?”/ Përleshja në Kakome, grupi i të rinjve dhunon 46-vjeçarin: pëson fraktura në...

0
Një përleshje është regjistruar në zonën e Kakomesë, ku Gentjan Papagjika, 46 vjeç, banor i Sarandës, ka mbetur i plagosur pas një konflikti me...

“Standardi europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv në letër”, Koçiu zbulon prioritetet...

0
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetet e reja të qeverisë për sezonin politik, duke vendosur në fokus përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Përmes...

Tronditje në Spanjë, çifti irlandez gjendet i pajetë në vaskën e hidromasazhit, i zbulojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku policia po heton vdekjen e një çifti me origjinë irlandeze, trupat e të cilëve u gjetën...