14.5 C
Tiranë
Friday, May 15, 2026
spot_img

Kontrolle në dy klinika private në Shkodër për personin e tretë misterioz në atentatin në Dobraç

Policia kriminale ka kryer kontrolle në dy klinika private në Shkodër, në përpjekje për të gjetur një person të plagosur që besohet se ka qenë në makinën tip “Benz” e cila u sulmua me armë më 30 tetor 2024 në zonën e Dobraçit. Kontrollet u realizuan pas dyshimeve se një person i plagosur mund të ketë kërkuar shërbim mjekësor në këto klinika, por më pas është larguar pa u lokalizuar nga autoritetet.

Hetimet fokusohen në Ibrahim Licin, një person i shpallur në kërkim lidhur me vrasjen e Endri Mustafës, ndonëse nuk ka informacione zyrtare nëse ai ka qenë në makinën e sulmuar. Policia kërkon të sekuestrojë pamjet filmike dhe materialin mjekësor për të verifikuar nëse një person i plagosur është paraqitur për mjekim.

Për identifikimin shkencor të viktimave dhe personit të mundshëm të plagosur, janë dërguar për analizë në laborator mostra gjaku, gjurmë gishti dhe profile biologjike nga vendngjarja. Hetuesit kanë mësuar se dy persona, Hamza Lici dhe Arlind Bushati, kanë hyrë në territorin shqiptar nga Mali i Zi ditën e ngjarjes, dhe kanë lënë gjurmë në pikën kufitare.

Sipas hetimeve, makina e përdorur nga vrasësit doli nga një rrugicë pranë shtëpisë së Astmer Bilalit, i cili aktualisht është në burg për lidhje me dosjen “Metamorfoza”. Vrasësit, pas ndjekjes, hapën zjarr me armë automatike ndaj makinës që transportonte viktimat, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të dy prej tyre dhe të një çifti të pafajshëm që po kalonte në rrugë.

Policia ka ngritur dyshime se disa individë të tjerë mund të kenë marrë pjesë në këtë vrasje, duke përfshirë S.Xh, D.M, E.H dhe tre persona të tjerë si transportues dhe vëzhgues. Një kërkesë për bashkëpunim është bërë gjithashtu me policinë e Malit të Zi për të mësuar rreth lëvizjeve të Hamza Licit dhe Arlind Bushatit. Ngjarja mbetet ende e pazbuluar, ndërsa SPAK ka në dorë bisedat që ndihmojnë në zbardhjen e rastit të vrasjes së Bardhok Pllanajt, që ndodhi më parë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nën dyshimin për ngacmim”, ndalohet për 48 orë drejtori i Onima-s, Ekrand Shabani

0
Drejtori i Onima, Ekrand Shabani, është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Ngacmimi”. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Prokurorisë...

“Humbi jetën pas përplasjes me motorin”, babai i ministres Adea Pirdeni viktimë e aksidentit...

0
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje në Tiranë, në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit”. Një motor...

Aksident në rrugën Lezhë–Milot, tre persona të plagosur

0
Një aksident rrugor është regjistruar pranë fshatit Tresh, në rrugën e vjetër Lezhë–Milot, ku një automjet ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes. Si pasojë e aksidentit...

“Ju e ndërmerrni këtë proces të bazuar në mashtrime…” – Berisha sulmon mazhorancën për...

0
Kreu i Partia Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar mazhorancën se procesin e integrimit po e bazon në mashtrime, censurë dhe fshehje të së vërtetës. “Ju...

Tensione në Kuvend/ Peleshi përplaset me Manjën për procedurën dhe minutazhin e debatit

0
Në seancën plenare në Kuvendi i Shqipërisë janë regjistruar momente tensioni gjatë debatit parlamentar, ku kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka ndërhyrë për të...