-1.5 C
Tiranë
Monday, November 25, 2024
spot_img

Detaje të reja nga masakra e Shkodrës: Autorët përdorën acid për shkatërrimin e gjurmëve

Masakra në Shkodër, ku mbetën të vrarë katër persona, përfshirë Hamza Licin, Arlind Bushatin dhe dy qytetarë të pafajshëm, Bashkim dhe Flutura Basha, ka zbuluar detaje të reja tronditëse. Sipas informacioneve të fundit, autorët e atentatit kanë planifikuar me kujdes ngjarjen në Dobraç, duke përdorur metoda për të mos lënë asnjë gjurmë.

Mësohet se makina tip “Range Rover” që u përdor nga autorët është shkrumbuar fillimisht me acid dhe më pas i është vënë flaka për të shkatërruar çdo evidencë identifikuese, përfshirë numrin e shasisë. Kjo makinë, e cila dyshohet se është vjedhur në Durrës më 17 prill të këtij viti, është raportuar e humbur në lagjen 12, ku pronari kishte bërë denoncim në polici.

Grupi hetimor arriti të verifikojë këtë informacion pas krahasimit të numrit të shasisë së automjetit të djegur në fshatin Golem. Ndërkohë, policia ka kontrolluar dy klinika private në Shkodër në përpjekje për të gjetur një person të tretë që dyshohet se ka qenë në makinën e sulmuar, e cila kishte targa kroate. Ky person i tretë është dyshuar se mund të ketë qenë i plagosur gjatë ngjarjes.

Kontrollet në klinikat janë realizuar për të siguruar pamjet e kamerave të sigurisë dhe për të verifikuar nëse ky person është paraqitur për mjekim. Për të identifikuar shkencërisht viktimat dhe personin e mundshëm të plagosur, policia ka dërguar për analizë mostra të marra në vendngjarje, përfshirë fije floku, gjurmë gishti, profile biologjike, djerse dhe gjak, në mënyrë që të zbulojë ADN-në e secilit person që ndodhej në automjet.

Hetimet vazhdojnë intensivisht për të identifikuar autorët dhe për të zbardhur këtë krim të rëndë që tronditi Shkodrën, ndërsa policia është angazhuar për të ndjekur çdo gjurmë që mund të çojë në zbulimin e të vërtetës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT