33.2 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Video/ Tragjedi në Futbollin Peruan: Një lojtar humb jetën nga rrufeja, katër të tjerë të lënduar

Një ngjarje tragjike ndodhi në Huancayo, Peru, ku një lojtar humbi jetën dhe katër të tjerë u lënduan pasi u goditën nga rrufeja gjatë një ndeshjeje futbolli. Incidenti ndodhi në stadiumin ‘Coto Coto’, ndërsa po zhvillohej ndeshja mes ekipit Juventud Bellavista dhe Familia Chocca.

Sipas raportimeve të mediave lokale, arbitri kishte pezulluar ndeshjen për shkak të fillimit të një stuhie. Ndërsa lojtarët po lëviznin drejt dhomave të zhveshjes, rrufeja goditi disa prej tyre. Futbollisti i vrarë është identifikuar si Hugo De la Cruz Meza, 34 vjeç.

Të lënduarit përfshijnë: Juan Choça Llacta, 42 vjeç, Erick Estiven Chente Cuyllor, 19 vjeç, Cristian César Pituy Cahuana, 24 vjeç, dhe një 16-vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur. Ngjarja ka shkaktuar tronditje në komunitetin sportiv dhe autoritetet po hetojnë për rrethanat e këtij incidenti të rëndë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...