29.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Skandal në Itali-Shqipëri: Ish-polici shqiptar dhe agjencia investigative italiane të përfshirë në nxjerrjen e të dhënave sekrete

Një ish-polic shqiptar, Artimond Jaupaj, është nën hetim për bashkëpunimin e tij me agjencinë investigative italiane “Equalize” në Itali, e cila ka arritur të aksesojë informacion të ndjeshëm nga databazat e policisë, të drejtorisë së tatimeve dhe të politikanëve. Kjo agjenci, e lidhur me Enrico Pazzali dhe e drejtuar nga ish-superpolici Carmine Gallo, dyshohet se ka kryer aktivitete të paligjshme, përfshirë përgjuar në restorant bankierin Alessandro Gatto nga JP Morgan dhe depërtuar në emailin e Presidentit të Italisë, Sergio Mattarella.

Sipas përgjimeve të publikuara nga Corriere della Sera, në një bisedë ndërmjet Gallos dhe Jaupajt, ky i fundit tregon aftësinë për të kontrolluar lidhjet me krimin e organizuar të individëve në Shqipëri duke përdorur akses të paligjshëm në databazat shqiptare. Jaupaj premton se do t’i verifikojë emrat e kërkuar nga Gallo përmes kontakteve të tij në Shqipëri, duke përmendur se të dhënat e policisë shqiptare janë të aksesueshme.

Autoritetet italiane kanë shpallur emrat e personave të dyshuar në këtë skandal kibernetik, duke përfshirë Pazzali, Gallo, dhe Nunzio Calamucci, i cili është lidhur me grupin e hakerave “Anonymous” dhe që besohet të ketë patur qasje në të dhëna konfidenciale mbi 800 mijë raste në Itali. Kjo ngjarje ka ngritur shqetësime të thella për sigurinë e të dhënave në të dy vendet dhe ka vënë në pah dobësitë në sistemet e tyre të sigurisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...