29.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

SPAK burg për familjen Idrizaj, anëtarë të një grupi kriminal për kontrabandë dhe pastrim parash

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dhënë pretencën për Sokol Idrizaj dhe anëtarët e një grupi kriminal të akuzuar për kontrabandë mallrash, mosdeklarim të ardhurash, pastrim parash dhe ushtrim pa licencë të aktiviteteve financiare. SPAK ka kërkuar 12 vite burg për Sokol Idrizajn dhe bashkëshorten e tij Elda Idrizaj, 10 vite për djalin e tyre Egi Idrizaj dhe 6 vite për vajzën Bora Idrizaj. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, të akuzuarit do të përfitonin zbritje me 1/3 të dënimit, nëse pretenca miratohet nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Në maj të vitit të kaluar, familja Idrizaj dhe disa bashkëpunëtorë u vunë nën akuzë si pjesë e një grupi që transportonte sende të vjedhura nga Franca në Shqipëri, ku shiteshin në mënyrë të fshehtë përmes argjendarisë së Vangjush Kasharrës në Tiranë. Verifikimet zbuluan se, përmes transaksioneve bankare dhe transportit të paligjshëm të parave, ky grup ka kaluar shuma të mëdha drejt Francës, përfshirë 724,386 euro në banka dhe rreth 2.1 milionë euro në cash.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...