30.8 C
Tiranë
Tuesday, July 7, 2026

Miliona Amerikanë votojnë për Presidentin e 47-të të Shteteve të Bashkuara, ja çfarë thonë sondazhet

Miliona amerikanë po votojnë për të zgjedhur presidentin e 47-të të Shteteve të Bashkuara, ndërsa qendrat e votimit mbyllen në kohë të ndryshme në të gjithë vendin. Në ora 18:00 (mesnatë me orën e Shqipërisë) do të mbyllen qendrat e para, ndërsa qendrat e fundit do të mbyllen në ora 01:00 (07:00 e mëngjesit, 6 nëntor me orën tonë).

Zëvendëspresidentja Kamala Harris ndodhet në selinë e Komitetit Kombëtar Demokratik në Uashington DC, ndërsa ish-presidenti Donald Trump ka planifikuar të presë rezultatet në selinë e tij në Florida. Sidoqoftë, disa gazetarë janë përjashtuar nga ndjekja e këtij aktiviteti.

Gara për presidencë është shumë e ngushtë, me disa shtete të rëndësishme që pritet të kenë rol vendimtar në rrugën drejt fitores. Këto shtete përfshijnë Arizona, Xhorxhia, Miçigani, Nevada, Karolina e Veriut, Pensilvania dhe Ëisconsin. Pensilvania, me 19 vota elektorale, është ndër më të rëndësishmet, pasi kandidatët kanë nevojë për të paktën 270 nga 538 vota elektorale për të fituar.

Mbi 244 milionë qytetarë kanë të drejtë vote, dhe më shumë se 81 milionë votuan para ditës së zgjedhjeve. Ndërkohë, në Capitol Hill është arrestuar një person që dyshohet se kërcënoi me një masakër në rast të një fitoreje të ish-presidentit Trump.

Nëse fiton Kamala Harris, ajo do të hyjë në histori si gruaja e parë dhe e para me origjinë aziatike që arrin postin e presidentit të SHBA. Nga ana tjetër, një fitore e Trump do ta bënte atë presidentin e parë të shpallur fajtor për një krim që rikthehet në Shtëpinë e Bardhë.

Sondazhet e para të CNN zbulojnë se 48% e votuesve preferojnë Harris, krahasuar me 52% që preferuan Biden në 2020. Ndërsa 44% preferojnë Trump.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama drejt Ankarasë për Samitin e NATO-s, Erdoğan pritet të zhvillojë takim dypalësh me...

0
Kryeministri Edi Rama udhëton sot drejt Ankarasë, ku do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s që zhvillohet më 7 dhe 8 korrik. Sipas mediave...

Dhunohet nga bashkëmoshataret në Fier,policia nis hetimet

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fier, ku tre vajza adoleshente dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj një bashkëmoshatareje në një banesë. Pamjet e...

Rëndohet bilanci në Venezuelë/ Tërmetet lënë 3,535 viktima dhe mbi 16 mijë të plagosur,...

0
Bilanci i viktimave nga tërmetet shkatërruese që goditën Venezuelën në fund të muajit qershor është rënduar ndjeshëm. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga...

“Mos na lini pa bukë, lopët nuk janë çezme”/ Fermerët e qumështit protestojnë para...

0
Fermerët kosovarë të prodhimit të qumështit kanë protestuar para Ministrisë së Bujqësisë, duke shprehur shqetësimin për gjendjen në sektor dhe ndërprerjen e përkohshme të...

“Erdha për të fituar Botërorin, pa e fituar nuk ka kuptim të vazhdoj”/ Roberto...

0
Eliminimi i Portugalisë nga Kupa e Botës 2026 ka sjellë një tjetër ndryshim në pankinë. Trajneri Roberto Martinez ka konfirmuar largimin nga drejtimi i...