26.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Apeli për “Masakrën e Lushnjes”: Laert Haxhiu kërkon rishqyrtim të provave

Laert Haxhiu, i dënuar me burgim të përjetshëm në shkallën e parë për “Masakrën e Lushnjes” të vitit 2017, ku mbetën të vrarë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë, ka apeluar vendimin në Gjykatën e Apelit të Posaçëm. Në seancën e fundit, ai deklaroi se po dënohet pa fakte dhe pa të drejtë. Avokati i tij, përballë prokurorëve të çështjes, Altin Dumani dhe Doloreza Musabelli, kërkoi riçeljen e shqyrtimit gjyqësor duke argumentuar se SPAK nuk ka kryer hetime të plota.

Është rasti i parë në historinë e kësaj godine që ngrihet një akuzë pa hetime të plota. Kërkoj caktimin e një eksperti për pamjet filmike të karburantit, për të përcaktuar nëse është Laert Haxhiu në automjet ose jo,” theksoi avokati.

Prokurorët, nga ana e tyre, kundërshtuan këtë kërkesë duke deklaruar se nuk ka nevojë për rishikimin e pamjeve filmike, pasi ato nuk janë prova e vetme dhe gjatë procesit janë dëgjuar dëshmitarë nga të dyja palët.

Seanca u tensionua kur babai i Laert Haxhiut ndërhyri duke bërë gjestikulacione ndaj të birit dhe avokatit, duke i kërkuar të flasin për “të vërtetën e tyre.” Gjyqtari Florian Kalaja ndërhyri duke e paralajmëruar për të ruajtur qetësinë. “Unë jam ai që e vuaj këtë, zoti gjyqtar,” tha babai i 32-vjeçarit të dënuar.

Gjykata vendosi të shtyjë seancën për më 13 nëntor, për të mundësuar një konsultim mes avokatit dhe Haxhiut në ambientet e burgut 313.

Laert Haxhiu është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Posaçme më 24 prill 2024, për veprat penale që përfshijnë “Grup të strukturuar kriminal”, “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve” dhe “Prishje të qetësisë publike”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...