32.4 C
Tiranë
Tuesday, July 7, 2026

Sali Berisha bën emërimet e reja në Partinë Demokratike, rikthen Josefina Topallin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vendosur disa ndryshime të rëndësishme në strukturat e partisë. Ervin Salianji është zëvendësuar si drejtues qarku i Elbasanit nga deputeti i qarkut të Beratit, Tomor Alizoti. Ky ndryshim vjen pas vendimit të Gjykatës së Tiranës që shpalli Salianjin fajtor për kallëzim të rremë në lidhje me dosjen Babale, duke e dënuar me 1 vit burg, një dënim që ai po e kryen në Fier.

Po ashtu, Berisha ka emëruar ish-kryeparlamentaren Jozefina Topalli si koordinatore për diasporën, duke e vënë përballë Taulant Ballës, Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, i cili është një nga emrat kyç të PS-së.

Në Kavajë dhe Rrogozhinë, përballë Elisa Spiropalit të PS-së, do të jetë kryebashkiaku demokrat i Kavajës, Fisnik Qosja, i cili do të drejtojë këtë qark, ndërsa për Tiranën, Belind Këlliçi është caktuar drejtues politik.

Këto emërime janë pjesë e përpjekjeve të Berishës për të konsoliduar dhe forcua strukturat e PD-së në prag të zgjedhjeve të ardhshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama drejt Ankarasë për Samitin e NATO-s, Erdoğan pritet të zhvillojë takim dypalësh me...

0
Kryeministri Edi Rama udhëton sot drejt Ankarasë, ku do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s që zhvillohet më 7 dhe 8 korrik. Sipas mediave...

Dhunohet nga bashkëmoshataret në Fier,policia nis hetimet

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fier, ku tre vajza adoleshente dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj një bashkëmoshatareje në një banesë. Pamjet e...

Rëndohet bilanci në Venezuelë/ Tërmetet lënë 3,535 viktima dhe mbi 16 mijë të plagosur,...

0
Bilanci i viktimave nga tërmetet shkatërruese që goditën Venezuelën në fund të muajit qershor është rënduar ndjeshëm. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga...

“Mos na lini pa bukë, lopët nuk janë çezme”/ Fermerët e qumështit protestojnë para...

0
Fermerët kosovarë të prodhimit të qumështit kanë protestuar para Ministrisë së Bujqësisë, duke shprehur shqetësimin për gjendjen në sektor dhe ndërprerjen e përkohshme të...

“Erdha për të fituar Botërorin, pa e fituar nuk ka kuptim të vazhdoj”/ Roberto...

0
Eliminimi i Portugalisë nga Kupa e Botës 2026 ka sjellë një tjetër ndryshim në pankinë. Trajneri Roberto Martinez ka konfirmuar largimin nga drejtimi i...