22.5 C
Tiranë
Saturday, May 16, 2026
spot_img

Trump falënderon mbështetësit për fitoren ,premton “epokë të artë” për Amerikën

Donald Trump mbajti një fjalim përpara mbështetësve të tij në Palm Beach, Florida, këtë mëngjes, ku falënderoi amerikanët për mbështetjen dhe e përshkroi momentin aktual si një “epokë e artë” për Amerikën.

Falënderoj amerikanët për nderin që më zgjodhën si presidentin e 47-të dhe 45-të gjithashtu. Do të luftoj për ju dhe familjet tuaja, për të ardhmen. Do të luftoj me ju me çdo mundësi që kam. Të kemi një Amerikë me prosperitet që amerikanët meritojnë. Një epokë e jashtëzakonshme për Amerikën,” tha Trump. Ai deklaroi se partia e tij po fiton në shtetet kryesore dhe theksoi se janë në rrugën drejt fitores edhe në shtete të tilla si Michigan dhe Alaska, duke përmendur se kjo do t’i sigurojë 350 vota elektorale.

Nuk kishte asnjë rrugë tjetër përveç fitores. Kemi fituar gjithashtu votën popullore, që është madhështore,” theksoi ai.

Trump premtoi se do të angazhohet për të përmirësuar kufijtë e vendit dhe për të ndihmuar në shërimin e Amerikës, duke vënë theksin te përkushtimi i tij dhe i partisë për të sjellë ndryshim.

Ne do të ndihmojmë vendin tonë që të shërohet, ne do të rregullojmë kufijtë dhe gjithçka,” shtoi ai.

Gjithashtu, ai foli për atentatin e 14 korrikut, kur u qëllua në vesh nga një 20-vjeçar gjatë një tubimi në Pennsylvania, duke deklaruar se shpëtimi i tij ishte një shenjë që ai ka një mision për të përmbushur: shpëtimin e Amerikës.

Zoti më shpëtoi jetën për një arsye, për të shpëtuar vendin tonë dhe për të rikthyer madhështinë amerikane e ne do ta përmbushim këtë mision. Ne do të vëmë të gjithë energjinë tonë në shërbim, për të bërë atë punën që ju më keni besuar. Motoja jonë është e thjeshtë: premtimet që jepen duhet të mbahen, dhe askush nuk do të më pengojë për të mos mbajtur premtimet,” përfundoi Trump. Ai u bëri thirrje amerikanëve të lënë mënjanë ndarjet dhe të bashkohen për të ecur përpara si një komb i vetëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Prishtinë: Plagoset “Plaku i Bregut” pak pas lirimit nga burgu, i dyshuar për disa...

0
Harbin Vitija, i njohur me nofkën “Plaku i Bregut”, ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë,...

Tiranë: Arrestohen dy persona për vjedhje banese, dyshohet se morën 28 mijë euro dhe...

0
Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy shtetas, të dyshuar për vjedhje në bashkëpunim. Bëhet fjalë për Denis Shkallën dhe bashkëpunëtorin e tij, Martin...

Tragjedi në Greqi: ndërron jetë edhe 17-vjeçarja e dytë pas rënies nga tarraca

0
Një ngjarje e rëndë që ka tronditur opinionin publik në Greqi ka marrë përfundim tragjik, pasi ka ndërruar jetë edhe 17-vjeçarja e dytë që...

“Nuk kam zgjedhur të hesht”/ Ish-drejtoresha e AKSHI-t flet pas vendimit të Gjykatës së...

0
Gjykata e Lartë ka vendosur që ish-drejtoresha e AKSHI (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit), Mirlinda Karçanaj, të mos jetë më e detyruar të...

“Skandal i rëndë në Zvicër”/ Dyshime për mbi 70 vdekje pacientësh në klinikën kardiologjike...

0
Një hetim i publikuar nga mediat ndërkombëtare ka ngritur akuza serioze ndaj një klinike kardiologjie në Spitalin Universitar të Cyrihut (USZ), ku dyshohet se...