22.5 C
Tiranë
Saturday, May 16, 2026
spot_img

Trump shpall fitoren presidenciale në SHBA: Urohet nga liderë botërorë

Republikani Donald Trump ka shpallur fitoren në garën presidenciale në SHBA kundër rivales demokrate Kamala Harris, gjë që mund ta kthejë në Shtëpinë e Bardhë pas katër vjetësh. Liderë të ndryshëm botërorë kanë përcjellë urimet e tyre për Trumpin, megjithëse procesi i numërimit të votave elektorale ende nuk ka përfunduar.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shprehu mbështetjen e tij duke thënë: “Urime për rikthimin më të madh të historisë! Rikthimi juaj historik në Shtëpinë e Bardhë ofron një fillim të ri për Amerikën dhe një riangazhim të fuqishëm ndaj aleancës së madhe midis Izraelit dhe Amerikës.”

Ndërkohë, kryeministri hungarez, Viktor Orban, e cilësoi fitoren e shpallur si “rikthimi më i madh në historinë politike të SHBA-së,” duke uruar Trumpin për këtë “fitore shumë të nevojshme për botën.”

Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin me administratën e mëparshme dhe pritshmëritë për partneritetin e ri. “Ishte një nder i vërtetë të punoja së bashku me Presidentin e 46-të të Shteteve të Bashkuara për të forcuar lidhjen midis dy vendeve tona. Mezi pres privilegjin e madh të punoj me Presidentin e 47-të për të përmirësuar më tej partneritetin tonë për paqe, prosperitet dhe përparim të mëtejshëm,” shkruan Rama.

Po ashtu, presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kanë përcjellë urimet e tyre për Trumpin.

Aktualisht, Trump ka 266 vota elektorale nga 270 të nevojshme për të konfirmuar fitoren, ndërsa Kamala Harris numëron 219 vota elektorale, duke lënë ende të papërcaktuar rezultatin zyrtar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Prishtinë: Plagoset “Plaku i Bregut” pak pas lirimit nga burgu, i dyshuar për disa...

0
Harbin Vitija, i njohur me nofkën “Plaku i Bregut”, ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë,...

Tiranë: Arrestohen dy persona për vjedhje banese, dyshohet se morën 28 mijë euro dhe...

0
Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy shtetas, të dyshuar për vjedhje në bashkëpunim. Bëhet fjalë për Denis Shkallën dhe bashkëpunëtorin e tij, Martin...

Tragjedi në Greqi: ndërron jetë edhe 17-vjeçarja e dytë pas rënies nga tarraca

0
Një ngjarje e rëndë që ka tronditur opinionin publik në Greqi ka marrë përfundim tragjik, pasi ka ndërruar jetë edhe 17-vjeçarja e dytë që...

“Nuk kam zgjedhur të hesht”/ Ish-drejtoresha e AKSHI-t flet pas vendimit të Gjykatës së...

0
Gjykata e Lartë ka vendosur që ish-drejtoresha e AKSHI (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit), Mirlinda Karçanaj, të mos jetë më e detyruar të...

“Skandal i rëndë në Zvicër”/ Dyshime për mbi 70 vdekje pacientësh në klinikën kardiologjike...

0
Një hetim i publikuar nga mediat ndërkombëtare ka ngritur akuza serioze ndaj një klinike kardiologjie në Spitalin Universitar të Cyrihut (USZ), ku dyshohet se...