8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

“Vetëm dezinformojnë”, Braçe kërkon kontrollin e Mediave Online dhe regjistrimin e subjekteve të ligjshëme

Kryetari i Komisionit të Dezinformimit, Erion Braçe, ka kërkuar krijimin e një regjistri të detajuar që identifikon të gjitha portalet dhe mediat online në Shqipëri, për të kuptuar se cilat janë të regjistruara dhe cilat jo. Ai ka kërkuar që Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Qendra Kombëtare e Biznesit të paraqesin një pasqyrë të plotë për mediat online që operojnë në Shqipëri, duke përfshirë informacionin për statusin e regjistrimit të tyre si subjekte tatimore dhe aktivitetin e tyre tregtar.

Duam të dimë kush janë të regjistruar dhe kush jo. A janë të regjistruara në tatime mediat online apo jo? Sepse në faqet e tyre unë shoh aktivitet tregtar, si operojnë këta? Media online në ketë vend funksionon në një terren totalisht ilegal, e paregjistruar  dhe thuajse e hapur ndaj lajmeve që përbëjnë dezinformim të pastër dhe me pasoja të rënda për sektorët strategjikë të vendit dhe qoftë për interesat e vendit. Këto janë dy problematikat që kemi hasur deri më tani. Fluksi i informacionit që është keqdashës me këtë vend vijon e rritet, ne jemi dhe para zgjedhjeve”, tha Erjon Braçe.

Sipas Braçes, shumë media online operojnë në një terren të paregjistruar, duke i lënë hapësirë lajmeve të dezinformimit dhe keqinformimit, që mund të kenë pasoja të rënda për sektorët strategjikë të vendit dhe interesat kombëtare, veçanërisht në periudhën e zgjedhjeve. Problematikat kryesore që janë ngritur përfshijnë mungesën e regjistrimit të mediave si subjekte tatimore, si dhe aktivitetet e dyshimta që ata zhvillojnë, të cilat ndihmojnë përhapjen e dezinformimit.

Në përgjigje të kërkesës, Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, propozoi një analizë të thelluar të të gjitha subjekteve të regjistruara që shmangin detyrimet tatimore në sektorin e medias.

Do analizohet të gjitha shoqëritë në fushën e medias që janë të regjistruara në regjistrat e administratës tatimore, mbi 12 kritere risku ku do të bazohet kjo analizë: regjistrimi i subjekteve me shtetas të huaj, Listëpagesa me 1-2 punonjës, deklarimi i pagave minimale më të ulëta se paga mesatare e tregut për këtë sektor, mosdeklarimi në kohë i deklaratave tatimore, mos pagimi i detyrimeve tatimore, mosdeklarimi i llogarive bankare në administratën tatimore, subjekte të pafiskalizuara, përdorimi i lartë i cash-it. Sugjerojmë që AKEP të mos regjistroje asnje portal qe nuk është i pajisur me NIPT”, – tha Ilir Binaj, drejtor i Tatimeve.

Qendra Kombëtare e Biznesit gjithashtu bëri një pasqyrim të situatës, duke identifikuar 1599 subjekte aktive në fushën e medias, prej të cilave 256 janë portale online. Braçe kërkoi gjithashtu informacion në lidhje me pronarët përfitues të këtyre subjekteve, për të rritur transparencën dhe për të siguruar që mediat të operojnë brenda kuadrit ligjor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...