10.5 C
Tiranë
Friday, November 15, 2024
spot_img

Lulzim Basha: “I bëj thirrje Edi Ramës t’i jap fund hipokrizisë me Reformën në Drejtësi”

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat nga oborri i Kuvendit të Shqipërisë, ka ripërsëritur angazhimin e tij dhe të partisë që ai drejton për të mbështetur drejtësinë e re, me theks të veçantë në luftën kundër pandëshkueshmërisë përmes Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Basha deklaroi se demokratët euroatlantikë kanë mbështetur konkretisht SPAK-un dhe reformën në drejtësi, duke e provuar këtë angazhim me fakte dhe veprime konkrete, pasi që një vit më parë, ata kanë depozituar amendamente të cilat synonin përmirësimin e kushteve dhe mbështetje për SPAK-un në Kuvendin e Shqipërisë.

Ai e vuri theksin tek fakti se Edi Rama, kryeministri i vendit, ka penguar mbështetje të mëtejshme për SPAK-un dhe ka bërë të mundur që propozimet për forcimin e këtij institucioni të mbeten të bllokuara në Kuvend. Basha e akuzoi Ramën dhe qeverinë e tij se janë në një konflikt të hapur interesi me punën e përditshme të SPAK-ut, dhe se ky është shkaku që ka penguar miratimin e propozimeve të mundshme që do të ndihmonin këtë strukturë të luftonte korrupsionin dhe abuzimet me pasuritë publike.

Reforma në drejtësi kaloi në vitin 2016 vetëm në saj të mbështetjes të jashtëzakonshme dhe presionit të aleatëve euroatlantikë, të cilët realizuan në Shqipëri një reformë standarte për çdo vend anëtarë të Bashkimit Europian. Tashmë në fazën e anëtarësimit, një reformë e cila synon t’i jap fund pandëshkueshmërisë dhe trajtimit të vendeve kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian si çifligje të një grushti politikanësh që pasi marrin pushtetin, nuk dinë të largohen deh abizojnë me besimin e qytetarëve, me fondet publike dhe me institucionet e shtetit.
Fakti është se Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion në vecanti ka provuar se kjo reformë është jetike për të goditur pandëshkueshmërinë dhe për të vënë para përgjegjësisë penale të gjithë ata që kanë abuzuar me paratë dhe besimin e qytetarëve shqiptarë. Mbështetja ime dhe mbështetja jonë për reformën në drejtësi është e gjithëanshme dhe e pakushtëzuar prej momentit të zbatimit të atyre parimeve që mundësojnë një drejtësi të pavarur nga politika dhe këtë e kemi provuar me dorëzimin e një viti më parë të amendamenteve në Kuvendin e Shqipërisë, pas dëshmive të drejtuesve të SPAK-ut për të mbështetur SPAK-un me fonde, me infrastrukturë, me burime njerëzore dhe me ndryshime legjislative që mundësojnë që SPAK-u të bëjë detyrën duke vënë para drejtësisë të gjithë ata që kanë abuzur me pasuritë e shqiptarëve.

Fakti është që një vit pas këtij akti, pra jo fjalëve, por aktit, Edi Rama pengon sjelljen në këtë sallë dhe diskutimin dhe votimin e këtyre propozimeve, sepse Edi Rama dhe qeveria e tij tashmë janë në konflikt të hapur interesi me punën e përditshme të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion. Ndaj, për qytetarët shqiptarë besoj është e qartë, por dua ta përsëris edhe njëherë nga njëra anë vullnetin tonë për të ecur përpara me mbështetjen totale ndaj SPAK-ut sot dhe nesër kur ky Parlament nga votat e qytetarëve. Dhe nga ana tjetër i bëj dhe njëherë thirrje Edi Ramës t’i jap fund hipokrizisë. Nëse ka një grimcë të vërtete në ato që thotë në mbështetje të SPAK-ut dhe reformën në drejtësi, t’i jap fund sulmeve të hapura dhe të fshehta kundër SPAK-ut dhe të sjell votim në Kuvendin e Shqipërisë një vit pasi janë depozituar nga ne amendamente të cilat ndihmojnë SPAK-un të bëjë punën e vet i papenguar nga qeveria, i papenguar nga politika e të korruptuarve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT