18.5 C
Tiranë
Sunday, May 17, 2026
spot_img

“Ti atje lart në majë je përfaqsuese e kriminelëve”, Bardhi kërkon dorëheqjen e Spiropalit

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, i ka kërkuar dorëheqjen e Elisa Spiropali nga posti i kryetares së Kuvendit pas vendimit të Gjykatës Administrative, e cila shfuqizoi vendimin për përjashtimin e deputetëve të opozitës. Bardhi e ka cilësuar vendimin e Kryetares së Kuvendit si një shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe ka denoncuar trajtimin e deputetëve demokratë, të cilët, sipas tij, u penguan të hynë në Kuvend me forcë dhe bllokim të dyerve me kangjella hekuri dhe prezencën e forcave të sigurisë.

Duhet të dorëhiqeni, nuk keni lejuar opozitën të marrë pjesë në seancë në kundërshtim me vendimet e Kushtetueses. I vendosët deputetëve kangjella hekura e forca sigurie. Futët edhe forcat speciale për të ndaluar deputetët të futen brenda në Kuvend,” tha Bardhi, duke e quajtur këtë veprim një shkelje flagrante të ligjit.

Në një akuzë të ashpër, Bardhi u shpreh se Elisa Spiropali përfaqësonte “kriminelët” dhe se ishte koha që ajo të largohej nga pozita e saj. “Ti atje lart në majë, që je përfaqësuese e kriminelëve, duhet të dorëhiqesh. Nxirr Gardën jashtë. Duhet të ndjeni turp bashkë me zonjën e vezëve. Duhet të jepni dorëheqjen,” tha ai, duke shtuar se ajo nuk mund të vazhdonte të qëndronte në krye të Kuvendit pas një akti të tillë që, sipas tij, kishte degraduar institucionin dhe po shkaktonte një “regjim kriminal”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Taliban miratojnë rregullore të re për martesën dhe divorcin në Afganistan – rriten shqetësimet...

0
Autoritetet e Talibanit në Afganistan kanë miratuar një sërë rregullash të reja që kufizojnë më tej të drejtat e grave dhe vajzave, që nga...

Goditet rrjeti i trafikut të kokainës në Britani, dy shqiptarë dënohen me mbi 18...

0
Katër anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, mes tyre dy shtetas shqiptarë, janë dënuar në Britaninë e Madhe pas një hetimi të gjerë...

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar – përplasje e fortë me disa...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Itali, ku një i ri me origjinë shqiptare ka humbur jetën si pasojë...

Aksident në Elbasan, automjeti përfundon në përroin e Zaranikës – fatmirësisht pa viktima

0
Një aksident rrugor është regjistruar në Elbasan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Zaranikës. Sipas informacioneve paraprake, personat...

“Zero tolerancë ndaj abuzuesve” – Ministri i Brendshëm reagon pas operacionit në Sarandë

0
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas operacionit të zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Policia e Shtetit në Sarandë, ku...