32.4 C
Tiranë
Tuesday, July 7, 2026

Ina Zhupa: Mazhoranca ka shkelur Kushtetutën dhe po bën teatër për të kaluar ligje pa opozitën

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka folur në Kuvend lidhur me përjashtimin e deputetëve të opozitës dhe ka akuzuar mazhorancën se ka shkelur Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit. Ajo theksoi se largimi i opozitës nga Kuvendi kishte si qëllim të mundësonte miratimin e shpejtë të ligjeve nga mazhoranca, duke e kthyer parlamentin në një “seksion” të Partisë Socialiste.

Zhupa i bëri thirrje Kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, të japë dorëheqjen, duke shtuar se mazhoranca po përdorte gardën dhe policinë për të penguar opozitën të merrte pjesë në seancat parlamentare. Ajo akuzoi mazhorancën se përjashtoi 24 deputetë të opozitës, dhe e quajti këtë një veprim të motivuar nga dëshira e qejfit të Spiropalit dhe urdhërat politikë të Edi Ramës.

Përjashtuat 24 deputetë të opozitës se ju donte qejfi, apo se ju dha urdhër politik Edi Rama. Duhet të mbani përgjegjësi dhe të largoheni, hapni rrugën për një qeveri teknike, ku të gjithë të kenë rregulla të barabarta loje,” tha Zhupa, duke kërkuar largimin e qeverisë dhe të gjithë atyre që, sipas saj, e mbajnë parlamentin nën kontroll dhe në shkelje të ligjit.

Deputetja theksoi gjithashtu se mazhoranca mban në komisione figura të diskutueshme, si Plarent Ndreca, i cili është i pandehur nga SPAK. Ajo kërkoi që të largohen së bashku me qeverinë e tyre, duke theksuar se ky është një hap i nevojshëm për të kthyer Kuvendin në një vend të drejtë dhe të ligjshëm për debat.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama drejt Ankarasë për Samitin e NATO-s, Erdoğan pritet të zhvillojë takim dypalësh me...

0
Kryeministri Edi Rama udhëton sot drejt Ankarasë, ku do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s që zhvillohet më 7 dhe 8 korrik. Sipas mediave...

Dhunohet nga bashkëmoshataret në Fier,policia nis hetimet

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fier, ku tre vajza adoleshente dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj një bashkëmoshatareje në një banesë. Pamjet e...

Rëndohet bilanci në Venezuelë/ Tërmetet lënë 3,535 viktima dhe mbi 16 mijë të plagosur,...

0
Bilanci i viktimave nga tërmetet shkatërruese që goditën Venezuelën në fund të muajit qershor është rënduar ndjeshëm. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga...

“Mos na lini pa bukë, lopët nuk janë çezme”/ Fermerët e qumështit protestojnë para...

0
Fermerët kosovarë të prodhimit të qumështit kanë protestuar para Ministrisë së Bujqësisë, duke shprehur shqetësimin për gjendjen në sektor dhe ndërprerjen e përkohshme të...

“Erdha për të fituar Botërorin, pa e fituar nuk ka kuptim të vazhdoj”/ Roberto...

0
Eliminimi i Portugalisë nga Kupa e Botës 2026 ka sjellë një tjetër ndryshim në pankinë. Trajneri Roberto Martinez ka konfirmuar largimin nga drejtimi i...