32.4 C
Tiranë
Tuesday, July 7, 2026

Toni Gogu: Opozita nuk ndez më me ide, por ndez karrige dhe godet me këmbët e karriges kryetaren e Kuvendit

Në fjalën e tij në Kuvend, deputeti i Partisë Socialiste, Toni Gogu, iu referua ngjarjes së ndodhur disa javë më parë, kur Gazment Bardhi goditi kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, duke shprehur shqetësimin për mënyrën se si opozita po i shprehë kundërshtimet e saj. Gogu tha se opozita nuk arrin më të ndezë debate me ide dhe vizione, por vendos të përdorë karrige dhe të sulmojë fizikisht drejtuesit e Kuvendit.

Ai theksoi se Kuvendi është një sallë debati, ku përplasen ide dhe argumente, dhe jo një vend për veprime fizike. “Sot kemi rregulloren e Kuvendit dhe shqetësimet që po sillni, kjo sallë është sallë ku ne debatojmë, jo ku ne reshtim argumentet dhe zëmë këmbët e karriges”, tha Gogu, duke shtuar se kjo ka për qëllim të tregojë një sjellje të papranueshme për institucionin që përfaqëson qytetarët.

Ai e quajti sjelljen e opozitës të papërgjegjshme dhe apeloi për një kthim te diskutimi i ideve. “Të nderojmë qytetarët që na ndjekin dhe të zbatojmë vendimet e gjykatave”, tha Gogu, duke theksuar se Kuvendi duhet të jetë një vend ku zhvillohen debate konstruktive dhe jo ku përdoren dhunë dhe përplasje fizike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama drejt Ankarasë për Samitin e NATO-s, Erdoğan pritet të zhvillojë takim dypalësh me...

0
Kryeministri Edi Rama udhëton sot drejt Ankarasë, ku do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s që zhvillohet më 7 dhe 8 korrik. Sipas mediave...

Dhunohet nga bashkëmoshataret në Fier,policia nis hetimet

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fier, ku tre vajza adoleshente dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj një bashkëmoshatareje në një banesë. Pamjet e...

Rëndohet bilanci në Venezuelë/ Tërmetet lënë 3,535 viktima dhe mbi 16 mijë të plagosur,...

0
Bilanci i viktimave nga tërmetet shkatërruese që goditën Venezuelën në fund të muajit qershor është rënduar ndjeshëm. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga...

“Mos na lini pa bukë, lopët nuk janë çezme”/ Fermerët e qumështit protestojnë para...

0
Fermerët kosovarë të prodhimit të qumështit kanë protestuar para Ministrisë së Bujqësisë, duke shprehur shqetësimin për gjendjen në sektor dhe ndërprerjen e përkohshme të...

“Erdha për të fituar Botërorin, pa e fituar nuk ka kuptim të vazhdoj”/ Roberto...

0
Eliminimi i Portugalisë nga Kupa e Botës 2026 ka sjellë një tjetër ndryshim në pankinë. Trajneri Roberto Martinez ka konfirmuar largimin nga drejtimi i...