28 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Blendi Klosi: Opozita nuk dënohet nga mazhoranca, por nga ligji dhe rregullorja

Deputeti i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka folur sot për vendimin e përjashtimit të deputetëve të opozitës disa javë më parë, duke theksuar se mazhoranca nuk është ajo që dënon opozitën, por ligji dhe rregullorja e Kuvendit. Ai u shpreh se opozita po tregon një shembull të keq me bërjen e politikës me dhunë dhe përdorimin e metodave të tilla si djegia e karrigeve.

Kur ishim në opozitë, ne u përjashtuam edhe vetëm për thënien e fjalës ‘Nafije’, sot ju vini këtu dhe bëni politikë me dhunë. Si mund të imagjinoni që një nga fëmijët tuaj të djegë karrige në shkolla? Çfarë shembulli po jepni?”, tha Klosi, duke iu drejtuar deputetëve të opozitës. Ai theksoi se për çdo veprim të tillë, si djegia e karrigeve, opozita do të dënohet sipas ligjit dhe do të përballet me pasojat për dëmtimin e pronës publike.

Klosi shtoi se opozita nuk mund të ndalojë zhvillimin e vendit me veprime të tilla dhe se PS do të vazhdojë të jetë fituese, siç ka qenë për 30 vjet. “Ne jemi PS, ju kemi mundur në 30 vite dhe do t’ju mundim sërish. Pavarësisht se çfarë bëni, na ndajnë vetëm pak muaj nga gara e ardhshme dhe, nëse mendoni se do të merrni më shumë vota duke djegur karrige, djegini”, përfundoi Klosi, duke theksuar se opozita duhet të bëjë politikë me ndërgjegje dhe të ndalë me veprimet e dhunshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...