33.4 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

“Vëllai jot është një hajdut atje në OSHEE”, Bardhi dhe Ervin Hoxha përplasen ashpër në Kuvend

Në seancën e Kuvendit, ka pasur një përplasje të ashpër mes kreut të Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, dhe ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha. Gjatë debatit, ministri i Brendshëm e quajti Gazment Bardhin “një gënjeshtar përsëritës”, ndërsa Bardhi iu përgjigj me akuza të rënda për korrupsion, duke përfshirë vëllanë e ministrit në skandale të mundshme financiare.

Bardhi iu drejtua ministrit të Brendshëm, duke i thënë se ai dhe Belinda Balluku, ministrja e Infrastrukturës, do të “marrin në qafë veten”. Ai e akuzoi vëllain e ministrit Hoxha për përfshirje në vjedhje të energjisë dhe parave të qytetarëve në OSHEE (Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike), duke e quajtur atë një “hajdut”.

Pjesë nga replika:p

Ervin Hoxha: “Më dëgjo një sekondë, i nderuar deputet. Në pikëpamjen e analizës psikokriminale që unë kam për shkak të detyrës, tek njerëzit recidivist, përsëritës gënjeshtar.”

Gazment Bardhi: “Së pari, turmë je ti dhe çeta e hajdutëve që të rrethon ty, duke përfshirë dhe tët vëlla që do të marrë në qafë veten dhe Belinda Ballukun, bashkë me të. Do ta mësosh shumë shpejt pse po ta them këtë. Është një hajdut atje në OSHEE, që vjedh paratë e qytetarëve dhe energjisë. Ju jeni tufë, jo deputetët e opozitës.”

Kjo përplasje ka nxitur një shkëmbim të ashpër akuzash dhe ka shtuar tensionet mes mazhorancës dhe opozitës në Kuvend, duke përfshirë dhe akuza për korrupsion në nivele të larta të qeverisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...