29.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

SPAK zbulon detaje të rënda nga Dosja Penale kundër Ish-Deputetit Jurgis Çyrbja, ja si u fut në listën e deputetëve

Detaje tronditëse janë zbuluar nga dosja penale e SPAK kundër ish-deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja, i cili për shkak të kësaj çështjeje u detyrua të heqë dorë nga mandati i tij. Çyrbja, me shpresën se mund t’i shpëtonte ndjekjes penale nga SPAK, dorëzoi mandatin, duke synuar që çështja të transferohej në Prokurorinë e Durrësit. Megjithatë, vetëm pesë ditë pas dorëzimit të mandatit, prokurori i SPAK, Adnand Xholi, urdhëroi arrestimin e tij më 20 tetor 2024. Sipas SPAK, Çyrbja rezultonte përdorues i aplikacionit të komunikimit të koduar “Sky,” përmes të cilit mbante kontakte me Altin Hajrin, një i kërkuar për vrasje dhe zhdukjen e kufomës së Jan Prengës.

Mesazhet e shkëmbyera mes Çyrbes dhe personazheve të krimit të organizuar zbulojnë se këta të fundit ndikuan për të siguruar që Çyrbja të renditej në një pozicion të sigurt në listën e kandidatëve për deputet të Partisë Socialiste në Qarkun e Durrësit, për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. Përmes bisedave në aplikacionin Sky ECC, Mond Çekiçi, krahu i djathtë i të shumëkërkuarit Plaurent Dervishaj, informon Çyrben për përpjekjet e tij për ta vendosur në listën e deputetëve. Në një nga mesazhet, Çekiçi shkruan: “Tashi sa e mbylla muhabetin tënd. Kam 3 orë me atë. Ia kërkova personalisht. E du unë këtë gjë,” të cilit Çyrbja i përgjigjet: “Ma ngrite moralin. Se na kishte ik mendja.”

SPAK zbulon se gjatë negociatave për të siguruar emrin e Çyrbes në listë, një listë tjetër me emrat e kandidatëve i është dërguar Çyrbes nga Altin Hajri, i cili i shkruan përmes Sky-t: “Çekiçi është dakord, ndërsa do të flasim me Lentin.” Në fund, Partia Socialiste dërgoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën ku Çyrbja rezultonte i treti në renditje, duke siguruar një pozicion të sigurt.

Pas zbulimit të këtyre mesazheve, deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, reagoi duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për lidhjet e tij me personazhe të krimit që mbyllnin “muhabetet” e listës së deputetëve. “Këto pazare Çyrbja i ka bërë me Ramën,” shkroi Paloka në një reagim në Facebook.

Sipas dosjes penale Nr. 127, të hapur nga SPAK më 9 tetor 2024, për ish-deputetin Çyrbja janë ngritur akuza për “Shpërdorim detyre,” së bashku me katër ish-zyrtarë të tjerë. Çyrbja akuzohet për abuzime të kryera gjatë kohës që shërbente si regjistrues në hipotekën e Durrësit në vitin 2015, duke shpërdoruar detyrën e tij në pesë raste. Hetimet e SPAK zbulojnë gjithashtu se Çyrbja dhe disa bashkëpunëtorë përfituan sipërfaqe toke në zonën e Rrashbullit në mënyrë të paligjshme, të cilat më pas i shitën për fitime të konsiderueshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...