7.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Turjan Hysko ‘investitor strategjik” në Lukovë, Berisha:”Vjedhje e hapur e pasurisë publike”

Ish-kryeministri dhe lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur një paralajmërim të fortë kundrejt moderatorit të njohur Turjan Hysko lidhur me një projekt të mundshëm investimi strategjik për marrjen e një sipërfaqeje prej 77 mijë metra katrorë toke publike në bregdetin e Lukovës. Berisha ka deklaruar se një akt i tillë përbën një vjedhje të pasurisë publike dhe është i papranueshëm për interesat e qytetarëve shqiptarë.

Nga banesa e tij, Berisha theksoi se çdo marrëveshje për përvetësimin e kësaj prone do të shpallet e pavlefshme në të ardhmen, dhe prona do të konfiskohet për t’u rikthyer shtetit ose pronarëve të ligjshëm. Ai shtoi se të ardhurat nga rikthimi i tokës do të shërbejnë për përmirësimin e mirëqenies së popullit, për rritjen e pagave dhe pensioneve.

Me një vendim të firmosur nga Edi Rama, kjo tokë i jepet Turjan Hyskos, por unë e paralajmëroj se kjo nuk do të jetë e përhershme. Toka do të rikthehet dhe do të përdoret për interesin e shqiptarëve. Ky akt është një vjedhje e hapur e pasurisë publike dhe e drejtës së pronarëve të ligjshëm,” deklaroi Berisha, duke akuzuar kryeministrin Rama si përfituesin kryesor të këtyre veprimeve.

Ai kritikoi gjithashtu buxhetin e fundit të miratuar nga qeveria, të cilin e përshkroi si “buxhet mjerimi”, me një përqindje shumë të ulët të alokuar për arsimin. Sipas tij, vetëm 2.6% e buxhetit është caktuar për shkollat dhe të rinjtë, duke e quajtur këtë shifër të papranueshme për një vend që synon të përmirësojë mirëqenien e popullsisë së tij.

Berisha përfundoi fjalën e tij duke paralajmëruar se çdo individ apo kompani që përfshihet në përvetësimin e tokave publike do të përballet me pasoja të rënda dhe do të jetë subjekt i masave të rrepta për rikthimin e pronave.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...