16.5 C
Tiranë
Thursday, September 18, 2025
spot_img

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit/ 12 raste të reja dhe 1 humbje jete

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:
Janë kryer 2,170 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 12 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  5 raste në Tiranë, 3 raste në Berat, 1 rast në Shkodër, Vau Dejës, Elbasan, Sarandë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 42 pacientë, nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetar nga Prrenjasi, 61 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 93 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,308 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (30 Maj 2021)
Raste të reja ditore        12
Të shëruar në 24 orë      93
Të shtruar në spitale      42
Humbje jete në 24 orë   1

Testime ditore                2,170

Testime totale             717,696
Raste pozitive             132,309
Raste të shëruara        129,308
Raste Aktive                  551
Humbje jete                  2,450

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë         237
Korçë            75
Shkodër       67
Vlorë             31
Elbasan        29
Berat             37
Lezhë           25
Gjirokastër   16
Fier                7
Kukës           9
Durrës          14
Dibër          4

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vrasja e Bujar Nasufit zbardhet, pronae kontestuar dhe vëllezërit Xhani pas ekzekutimit

0
Është zbardhur ngjarja e vrasjes së biznesmenit Bujar Nasufi, i ekzekutuar në janar të këtij viti pranë banesës së tij në Tiranë, në sy...

“Edi Rama ekzekutoi parlamentin”, thotë Sali Berisha pas miratimit të programit qeverisës “Rama 4”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbledhur sot grupin parlamentar të selisë blu pas seancës plenare ku me 82 vota pro u miratua...

Rrjeti shqiptar i drogës në Rimini, 3 të arrestuar me 120 gramë kokainë

0
Policia e Riminit ka arrestuar tre shtetas shqiptarë të moshave 20, 25 dhe 35 vjeç, të cilët dyshohen si pjesë e një rrjeti të...

Vijojnë pa rezultat kërkimet për turistin çek të zhdukur në Durrës

0
Kërkimet për turistin çek, Pavel Pospisil, 68 vjeç, i cili rezulton i zhdukur prej disa ditësh në zonën e plazhit të Durrësit, vijojnë pa...

Efektivi i policisë dyshohet për marrëdhënie me një 16-vjeçare, nis hetimi në Përmet

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar nga Përmeti, ku një efektiv policie me inicialet A. A., 56 vjeç, dyshohet se ka pasur një marrëdhënie...