Gazment Bardhi, deputet i PD-së, kërkoi përsëri zgjatjen e afatit të komisionit hetimor të shëndetësisë, duke argumentuar se ka pasur pengesa në punën e anëtarëve të opozitës për shkak të kufizimeve të vendosura nga mazhoranca. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ai iu drejtua kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, duke kërkuar që të mos komentojë pas çdo fjalimi të deputetëve të opozitës.
Bardhi theksoi se çdo kërkesë për zgjatjen e kohës së komisionit duhet të shqyrtohet nga Konferenca e Kryetarëve dhe se vendimi për zgjatjen e afatit duhet të merret në seancën plenare. Ai akuzoi mazhorancën për shkelje të ligjit dhe të Kushtetutës, duke thënë se komisioni hetimor nuk ka pasur mundësinë të përfundojë punën e tij për shkak të kufizimeve të vendosura ndaj opozitës. Bardhi kërkoi që të merret një vendim për të mundësuar një javë shtesë për përfundimin e hetimit dhe për miratimin e raportit përfundimtar.
Çdo kërkesë nga grupi nismëtar për kohëzgjatje të punës së kuvendit apo për shtim të punës së kohës së Kuvendit merret në shqyrtim nga konferenca e kryetarëve. Nuk e vendos konferenca por vjen në seancë. Vendimi që keni marrë dje nuk ankimohet por duhet të sillet në diskutim në seancë plenare. Së dyti ligji ka vendosur parimin që puna e komisionit përfundon kur është ezauruar plani i punës. Ju nuk po i jepni kohën as të miratojnë raport. Ju po i thoni j punuat dhe ne ju paguam. Antikushtetuese, shkelje e ligjit. Shkelje e punës së komisionit hetimor.
E ripërsëris për zgjatjen e afatit, ti japim mundësi një javë të përfundojnë planin e punës edhe për faktin që 40 ditë nuk i latë anëtarët e opozitës të bëinë punën e tyre. Pa ligj dhe pa rregullore. Që për 40 ditë të ushtronin veprimtarinë e tyre në komisionin hetimor. Kërkesë legjitime kushtetuese dhe keni detyrim të respektoni kushtetutën. Nuk kërkojmë tejkalime por respektimi i kushtetutës. Minimumi për bashkëjetesë në këtë kuvend është kushtetuta. Zonja kryetare nuk jeni më ministre për parlamentin, është Taulanti. Keni detyrim të moderoni në mënyrë të paanshme debatin. Nuk mund të jepni përgjigje me retorikë politike çdo deputet të opozitës. Nga numri i dytë i shtetit uleni tek numri 20 tek Taulanti. Që kryetarja e Kuvendit drejton dhe moderon. Keni bërë komente me retorikë politike. Nëse ju pëlqen numri i 20-të dhe doni të zbrisni ta dëgjoj dhe ai që bën emërimet, që te kongresi i radhës të bëj emërimet përkatës.
Spiropali: Do jem më shumë me ju se me anën tjetër të shumicës. Do vendosim disa rregulla që ato që janë shtrati i bashkëjetesës të respektohen këtu.’