29.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Interpelanca mbi Skandalin e Onkologjikut/Ministrja e Shëndetësisë:”Janë kryer 500 inspektime, janë marr masa për shkeljet”

Ministrja e Shëndetësisë iu përgjigj pyetjeve të deputetit Agron Shehaj në interpelancën e mbajtur lidhur me skandalin e denoncuar në spitalin e Onkologjikut. Gjatë diskutimit, ministrja Koçiu theksoi se kontrollet në spitale janë intensifikuar dhe janë marrë masa administrative për parandalimin e shkeljeve.

Ministria e Shëndetësisë është plotësisht e angazhuar për të mbështetur organet e drejtësisë në zbardhjen e së vërtetës. Ajo që kanë publikuar mediat janë indikacione dhe jo prova konkrete, të cilat meritojnë vlerësim të kujdesshëm,” tha Koçiu.

Ministrja shtoi se Ministria e Shëndetësisë ka intensifikuar inspektimet dhe kontrollet mbi subjektet farmaceutike për të garantuar respektimin e ligjeve. “Nga janari deri në muajin nëntor të këtij viti, janë kryer 500 inspektime, të cilat kanë rezultuar në marrjen e masave administrative për shkeljet e konstatuara,” deklaroi ministrja.

Ajo theksoi se tregtimi i barnave spitalore në rrjete të hapura përfaqëson një shkelje serioze të ligjit dhe përballës me sanksione ligjore. “Çdo subjekt që kryen këtë veprimtari do të mbajë përgjegjësi ligjore. Nuk do të shmangemi nga përgjegjësia për stafet administrative, të cilat janë të ngarkuara me kryerjen e kontrolleve periodike në farmaci dhe spitale,” u shpreh Koçiu.

Ministrja përsëriti se çdo individ që shkel ligjin do të trajtohet me të njëjtën përgjegjësi pavarësisht pozitës. “Ne kemi treguar në praktikë që respektojmë ligjin për këdo. Për ne, është e domosdoshme të referojmë çdo rast dhe të marrim masat e nevojshme, si dhe të mbështesim pa hezitim veprimtarinë e organeve hetimore,” përfundoi Koçiu.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...