34.8 C
Tiranë
Monday, August 17, 2026

Bashkia e Tiranës konfirmon heqjen për 3 muaj nga qarkullimi abonetë e përgjithshme për linjat e transportit publik urban

Bashkia e Tiranës ka konfirmuar sot përmes një njoftimi për mediat se do të hiqen për 3 muaj nga qarkullimi abonetë e përgjithshme për linjat e transportit publik urban, për t’u rikthyer sërish në shtator.

Bashkia e Tiranës sqaron se bëhet fjalë për një periudhë tre mujore që do të shërbejë për studimin dhe analizimin e situatës, me qëllim ristrukturimin e linjave në itinerare, frekuenca, kushte shërbimi, si dhe rishpërndarjen e volumeve të udhëtarëve.

Ndërkaq përgjatë muajve qershor, korrik, gusht e në vazhdim do të jenë në shitje si normalisht abonetë për linjat e veçanta.

Njoftimi i Bashkisë:

Përmirësim i shërbimit të transportit publik; aboneja e përgjithshme hiqet vetëm 3 muaj nga qarkullimi, sërish në shitje në Shtator

Bashkia e Tiranës ka reaguar lidhur me disa lajme të publikuara në media mbi abonenë e përgjithshme të transportit publik. Në një njoftim zyrtar, Bashkia sqaron se me qëllim përmirësimin e kushteve dhe shërbimit të linjave të transportit në kryeqytet, aboneja e përgjithshme do të hiqet nga qarkullimi vetëm për 3 muajt e verës dhe do të rikthehet sërish në shtator.

“Nisur nga lajmet e publikuara në disa media, lidhur me abonenë e përgjithshme të transportit publik, Bashkia e Tiranës dëshiron të sqarojë se: Për shkak të ankesave të shumta të qytetarëve, si dhe nga monitorimet e inspektorëve në terren, Bashkia e Tiranës ka planifikuar një periudhë tre mujore për kryerjen e verifikimeve dhe matjeve për riorganizimin dhe ristrukturimin e shërbimit të transportit. Gjatë kësaj periudhe, Bashkia e Tiranës do t’iu kërkojë operatorëve të transportit publik qytetës rikthimin në kushte të plota të ofrimit të shërbimit, sipas kushteve të kontratës, duke respektuar kushtet teknike para pandemisë dhe duke ofruar shërbim të plotë me 100% të kapacitetit të mjeteve në operim. Për këtë arsye, aboneja e përgjithshme e transportit publik do të hiqet nga qarkullimi vetëm për një periudhë të përkohshme 3 mujore (Qershor, Korrik, Gusht), me qëllim përshtatjen e strukturës së udhëtimit me volumet e reja të udhëtimit, si dhe vendimet që do të lidhen me itineraret e linjave, frekuencat, kushtet e shërbimit, gjatë periudhës së kryerjes së plotë të shërbimit,” bën të ditur Bashkia e Tiranës.
Kjo periudhë do të shërbejë për studimin dhe analizimin e situatës, me qëllim ristrukturimin e linjave në itinerare, frekuenca, kushte shërbimi, si dhe rishpërndarjen e volumeve të udhëtarëve.

“Abonetë e përgjithshme do të hidhen sërish në shitje në muajin Shtator, kurse abonetë për linjat e veçanta do të jenë në shitje normalisht, edhe gjatë muajve Qershor, Korrik dhe Gusht, e në vijim. Riorganizimi dhe ristrukturimi i shërbimit të transportit publik në Tiranë është duke u bërë në bashkëpunim me GIZ,” e mbyll njoftimin Bashkia e Tiranës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Candace Cameron Bure shpërthen në lot: “Marr shumë kritika për zërin tim”

0
Aktorja amerikane Candace Cameron Bure, e njohur për rolin e saj në serialin “Full House”, ka shpërthyer në lot teksa ka folur për kritikat...

“Nuk mund ta duroja atë që po shihja”/ Aktivisti francez paguan 300 euro për...

0
Një aktivist francez për të drejtat e kafshëve ka paguar 300 euro për të blerë një karavidhe të gjallë, jo për ta konsumuar, por...

Grabitje spektakolare në Itali/ Vidhen 4 vepra të Antonello da Messina, vlera deri në...

0
Një grabitje e bujshme ka tronditur botën e artit në Itali, pasi katër vepra të çmuara të piktorit të Rilindjes, Antonello da Messina, janë...

Aksident i rëndë në aksin Shëngjin–Lezhë/ Përplasen dy makina, plagosen 4 persona, mes tyre...

0
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Shëngjin–Lezhë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë...

Identifikohet shqiptari i dyshuar për vdekjen e 46-vjeçares në Kalabri/ Kush është Elvis Metvelaj

0
Është identifikuar i dashuri shqiptar i Ornella Forastefanos, 46-vjeçares e cila dyshohet se u dhunua rëndë dhe më pas u la në dyert e...