21.4 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Video/ Sulm ajëror në Liban, 12 viktima dhe disa të plagosur, lëshohet urdhri pë evakuim

Banorët e Libanit janë tronditur nga sulmi i fundit ajror i Izraelit, i cili shkaktoi 12 viktima dhe disa të plagosur. Ky sulm goditi qendrën e mbrojtjes civile pranë qytetit Baalbek dhe Tayouneh, në Libanin Lindor. Sipas raportimeve të mbrojtjes civile libaneze, të cituara nga Al Jazeera, mes viktimave ndodheshin edhe pesë punonjës të shëndetësisë. Menjëherë pas sulmit, Izraeli lëshoi urdhrin për evakuimin e detyrueshëm të banorëve, duke krijuar panik dhe turmë njerëzish që u mblodhën në vendngjarje.

Gjatë kësaj jave, Izraeli ka intensifikuar sulmet ajrore kundër zonave jugore të Bejrutit, të cilat kontrollohen nga Hezbollahu, duke përshkallëzuar tensionet në një kohë kur Shtetet e Bashkuara po kryejnë nismë diplomatike për të ndihmuar në ndalimin e konfliktit. Sipas mediave amerikane si Wall Street Journal, ish-Presidenti Donald Trump ka miratuar një plan propozimi për një armëpushim në Liban. Ministri izraelit i Çështjeve Strategjike, Ron Dermer, në një takim në rezidencën e Trump në Mar-a-Lago, njoftoi detajet e këtij plani.

Plani i konsultuar nga Wall Street Journal parashikon tërheqjen e trupave dhe armëve të Hezbollahut nga kufiri verior i Izraelit, përtej lumit Litani. Ushtria libaneze dhe forcat paqeruajtëse të OKB-së do të marrin përsipër mbikëqyrjen e kësaj zone për të siguruar që militantët e Hezbollahut të mos rikthehen.

Ndërkohë, Ambasadori amerikan në Liban ka paraqitur një projekt-propozim armëpushimi kryetarit të parlamentit libanez, Nabih Berri, i cili mbështetet nga Hezbollahu, për të negociuar. Dy burime të larta politike libaneze, të cituara nga Reuters, thanë se drafti ishte propozimi i parë me shkrim nga Uashingtoni për të ndalur luftimet midis Izraelit dhe Hezbollahut të mbështetur nga Irani. Një diplomat i lartë, që foli në kushte anonimiteti, vlerësoi se duhej më shumë kohë për të arritur një armëpushim, por shprehu shpresën se një zgjidhje mund të ishte e mundur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...