5.5 C
Tiranë
Saturday, November 16, 2024
spot_img

Trump nis luftën ligjore kundër mediave për ktitikat gjatë Fushatës Zgjedhore

Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka filluar një seri të padive ligjore ndaj mediave që e kanë kritikuar gjatë fushatës zgjedhore. Ai ka shpallur mediat si “kampin e armikut” dhe ka njoftuar se do të ndjekë çështje ligjore ndaj disa gazetave dhe organizatave mediatike të cilat ai i akuzon për shpifje dhe për të dëmtuar imazhin e tij dhe mundësitë për t’u rizgjedhur.

Në një fjalim pas fitores, Trump e ka quajtur median “kampi i armikut” dhe ka njoftuar se do të kërkojë dëmshpërblime të mëdha për shkak të fushatës kritikuese që është zhvilluar ndaj tij gjatë periudhës para dhe pas zgjedhjeve. Sipas raportimeve të BBC-së, disa ditë para datës së zgjedhjeve, avokati i Trump, Edward Andrew Paltzik, i dërgoi një letër drejtuar gazetës New York Times dhe botuesit Penguin Random House, duke kërkuar një dëmshpërblim prej 10 miliardë dollarësh. Ai pretendon se artikujt kritikë kanë pasur qëllim të dëmtonin imazhin e Trump dhe të shkatërronin mundësinë e tij për t’u rizgjedhur president, duke e cilësuar New York Times si një “zë të partisë Demokratike” dhe duke e akuzuar për një fushatë shpifjeje të qëllimshme.

Përveç New York Times, Trump ka drejtuar akuza edhe ndaj media të tjera si Daily Beast dhe CBS. Ai ka kërkuar korrigjime dhe sqarime nga Daily Beast lidhur me një artikull që aludonte për keqmenaxhim të fondeve të fushatës së tij. Po ashtu, ai ka ngritur akuza për CBS, duke pretenduar se një intervistë e edituar me zëvendëskryeministren Kamala Harris kishte për qëllim të ndikonte në zgjedhjet presidenciale dhe të mbështeste fushatën e Harris në mënyrë të padrejtë.

Shtetet e Bashkuara janë të njohura për lirinë e shtypit dhe gazetarit, por Trump ka ngritur disa herë akuza për media dhe gazetarët që ai i ka konsideruar si kundërshtarë të tij politikë. Në këtë kontekst, ai ka kërkuar një ndihmë ligjore për të mbrojtur figurën e tij publike dhe për të kërkuar një drejtësi të qartë për atë që ai e konsideron fushatë të padrejtë kundër tij.

Gjithashtu, Trump ka paraqitur një ankesë në Komisionin Federal të Zgjedhjeve kundër gazetës Washington Post, duke akuzuar se media e njohur kishte dhënë kontribute të paligjshme për fushatën e Harris dhe kishte ndërhyrë në procesin zgjedhor. Washington Post ka mohuar gjithashtu akuzat, duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe pa meritë.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve ka reaguar në lidhje me këto sulme të drejtpërdrejta ndaj medias, duke theksuar se këto veprime mund të paraqesin një rrezik për lirinë e shtypit dhe për mediat e pavarura, si brenda SHBA-ve ashtu edhe jashtë saj. Ata kanë shprehur shqetësimin se një qasje e tillë mund të minojë thelbin e lirisë së shtypit dhe të ndikojë negativisht në shoqërinë amerikane.

Me ardhjen e Trump në pushtet, mbetet për t’u parë se si ai do të menaxhojë marrëdhëniet e tij me median dhe nëse sulmet ndaj mediave do të vazhdojnë. Pas fitores së tij, pyetja mbetet nëse Trump do të kërkojë të ndryshojë ligjet e mediave dhe të rregullojë më tej mundësitë për gazetarët, ose do të vazhdojë të jetë në një luftë të hapur me median për të mbrojtur imazhin e tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT