24.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Detaje të reja/ Pak para vdekjes Liam Payne u përball me akuza për shpërndarjen e materialeve intime me ish-partneren

Këngëtari Liam Payne po përballet me akuza të rënda pas pretendimeve për shpërndarjen e materialeve private dhe intime të ish-partneres së tij, Maya Henry, pa pëlqimin e saj. Sipas një njoftimi ligjor të publikuar nga Page Six, Payne akuzohet për dërgimin e imazheve dhe videove eksplicite tek Henry dhe familja e saj. Akuza ka dalë në dritë pak para vdekjes tragjike të tij në Buenos Aires më 16 tetor.

Në datën 9 tetor, vetëm një javë para vdekjes së tij, avokatët e Maya Henry dërguan një letër drejtuar Payne-it dhe ekipit të tij ligjor, ku ai akuzohej për dërgimin e materialeve shqetësuese, të cilat përfshinin imazhe dhe video intime të këngëtarit. Këto materiale dyshohet se Payne-i ia kishte dërguar në mënyrë të përsëritur Henry-t dhe familjarëve të saj. Ekipi ligjor i Henry-t gjithashtu pretendon se Payne kishte tentuar të shpërndante foto intime të saj pa pëlqimin e saj, duke i cilësuar këto veprime si të dëmshme dhe shqetësuese.

Në letrën ligjore të ekipit të Henry-t, përmendet gjithashtu një mesazh nga një grua që më 6 tetor kishte kontaktuar Henry-n në Instagram për ta paralajmëruar për veprimet e Payne-it. Sipas kësaj gruaje, Payne kishte tentuar t’i dërgonte asaj imazhe të Henry-t, por ajo i kishte refuzuar dhe kishte ndarë informacionin me Henry-n për ta vënë në dijeni për veprimet e këngëtarit. Këto akuza kanë ngjallur shqetësim dhe janë bërë publike në një moment të rëndësishëm për jetën e Payne-it, pas humbjes së tij tragjike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...