12.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Meta reagon nga burgu: “Tymnajat rilindase nuk mbulojnë dot faktet dhe të vërtetat”

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga ambientet e burgut 313 përmes një shkrimi në rrjetet sociale, duke kundërshtuar akuzat dhe manipulimet që, sipas tij, lidhen me Reformën në Drejtësi dhe rolin e tij në politikën shqiptare. Meta ka theksuar se “tymnajat e propagandës rilindase” nuk mund të fshehin faktet dhe të vërtetat që provojnë koherencën e tij me Kushtetutën, veçanërisht në lidhje me Reformën në Drejtësi.

Tymnajat nuk mbulojnë dot faktet dhe të vërtetat e mëdha, që provojnë koherencën e Ilir Metës në raport me Kushtetutën në çdo kohë e sidomos me Reformën në Drejtësi, që në mënyrë antikushtetuese u kthye në Ramaformë si një kobure në duart e tij për të asgjësuar kundërshtarët kryesorë politikë dhe garantuar pandëshkueshmërinë e tij”, tha Meta.Ai e përshkroi rolin e tij si kryetar i Kuvendit dhe kryetar i LSI-së, si faktor përcaktues i mazhorancës në atë periudhë. “U ra dakord për Reformën në Drejtësi me kusht që ajo të ekzaminohej dhe certifikohej nga Komisioni i Venecias”, shtoi Meta.

Edhe kur Edi Rama prishi konsensusin, unë si Kryetar i Kuvendit ndërpreva seancën plenare dhe i thirra të dy ambasadorët, të SHBA-së dhe të BE-së, për të biseduar me ta dhe me Rama e Bashën,” ka shtuar Meta.

Meta gjithashtu ka përmendur akuzat për lidhje të paligjshme mes Prokurorëve, Këshillit të Lartë Drejtues dhe individëve të tjerë të përfshirë në reformën që ai e cilëson si një tentativë për të kapur drejtësinë dhe sistemin politik. Ai e ka quajtur zgjedhjen e Prokurores së Përgjithshme, Arta Marku, si një shkelje të kushtetutës dhe ka akuzuar opozitën për mungesë veprimi në mbrojtje të institucioneve të drejtësisë.

Në fund, Meta ka paralajmëruar se do të vazhdojë betejën e tij kundër, siç e quan ai, “grushtit të shtetit” dhe kapjes së institucioneve të pavarura, duke theksuar se do të mbajë qëndrimin e tij për të mbrojtur Kushtetutën dhe proceset demokratike. Ai ka komentuar gjithashtu arrestimin e tij, duke e quajtur atë “rrëmbim” dhe “tregues të grushtit të shtetit”, duke shtuar se SPAK pret shpërblim me një mandat të ri pas zgjedhjeve të vitit 2025.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...