35.7 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Video/ Operacion i gjerë Anti-Drogë në Tiranë dhe zona të tjera, gjendet vila e mbushur me kokainë

Mbrëmjen e së premtes, me urdhër të SPAK-ut, është duke u zhvilluar një operacion i madh anti-drogë në Tiranë dhe zona të tjera. Pamjet nga vila te “Kodra e Diellit” në Tiranë tregojnë se aty është zbuluar një laborator kokaine.

Nën drejtimin e Njësisë së Posaçme Antikorrupsion në kryeqytet, u zhvillua një aksion i gjerë anti-drogë, brenda dhe në periferi të kryeqytetit. Më herët, në fshatin Qerekë, u zbulua një tjetër laborator kokaine.

Kontrollet po vazhdojnë edhe në zona të tjera të kryeqytetit, kryesisht në disa banesa, dhe ka pasur disa arrestime. Policia ka ndërmarrë operacione në fshatin Qerekë të Fushë-Krujës, te “Kodra e Diellit 2” në Tiranë, dhe në disa vila bregdetare.

Sipas të dhënave të policisë, bëhet fjalë për sasi të mëdha kokaine që është trafikuar nga grupi kriminal. Në banesën në Qerekë është gjetur sasi kokaine dhe përzierës. Operacionalja e Policisë së Shtetit ka kryer kontrolle në këtë zonë me pesë automjete, me qëllim arrestimin e disa personave të lidhur me eksponentë të krimit dhe që dyshohen për shpërndarje kokaine.

Forcat “Operacionales”, të drejtuara nga SPAK, kanë përdorur edhe qen antidrogë për kontrollet në këtë zonë, ndërkohë që operacioni po zhvillohet paralelisht edhe në disa qytete të tjera. Kontrollet janë kryer gjithashtu në disa vila bregdetare. Në aksion marrin pjesë disa agjenci ligjzbatuese. Në krye të operacionit qëndrojnë SPAK dhe autoritetet ligj-zbatuese nga Spanja, për llogari të të cilëve po kryhet ky aksion.

Mësohet se po ekzekutohen disa urdhër-arreste të lëshuara nga GJKKO. Ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga SPAK apo Policia e Shtetit lidhur me operacionin, por burimet thonë se disa persona janë arrestuar si pjesë e trafikut ndërkombëtar të kokainës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...