10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Goditi për vdekje një person/ Arrestohet 37-vjeçari në Durrës

Një 37-vjeçar u arrestua në Durrës pasi goditi për vdekje një person.

Ngjarja ka ndodhur më 23 maj në Plazhin e Durrësit ku M.A, për motive të dobëta goditi Z.K, i cili u rrëzua në tokë dhe pësoi dëme.

Ai ndërroi jetë më 27 maj në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Njoftimi i Policisë

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës pas një pune hetimore disa ditore kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e  shtetasit M.A., 37 vjeç, i cili dyshohet se ka goditur një shtetas, ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Konkretisht, më datë 23.05.2021, në lagjen Nr.13, Plazh, Durrës dyshohet se për motive të dobëta ka goditur shtetasin Z.K.,53 vjeç,  banues në Durrës, i cili është rrëzuar në tokë duke i shkaktuar dëmtime, ku pas mjekimit të marrë në Spitalin Rajonal Durrës është transferuar për mjekim të specializuar në Spitalin e  Traumës Tiranë ku më datë 27.05.2021 ka ndërruar jetë.

Policia e Durrësit menjëherë sapo ka marrë dijeni për ngjarjen, ka kryer të gjitha veprimet procedurale sipas dispozitave ligjore, duke pyetur edhe familjarët e personit të dëmtuar, të cilët nuk kanë pasur asnjë  pretendim.

Grupi hetimor vijoi hetime më të thelluara duke bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe arrestimin ditën  e djeshme të autorit të dyshuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...