33.5 C
Tiranë
Monday, August 17, 2026

Liroi nga burgu të dënuarin për dy vrasje/ Kush është kryetarja e Gjykatës së Elbasanit

Kryetarja e Gjykatës së Elbasanit, Enkleda Kapedani është një emër i njohur, pasi më shumë se një vit më parë, ajo ka liruar nga burgu të dënuarin për dy vrasje, ish-anëtari i Bandës së “Gaxhait”, Viktor Ymeri.

Sot Kapedani është kryetare e Gjykatës së Elbasanit dhe do të hetohet për disa video që ajo ka bërë nga brenda ambienteve të Gjykatës dhe i ka hedhur në ‘Tik-Tok’.

Dy vite më parë teksa Ymerit i kishin mbetur edhe pak muaj nga kryerja e dënimit prej 25 vitesh burg nën akuzën e vrasjes, gjyqtarja vendosi që ai të lirohet menjëherë nga qelitë, duke i marrë parasysh edhe ditët e punës së kryera brenda burgut të Peqinit.

Ymeri ishte pjesë e bandës së Gaxhait, rivalen e asaj të Zani Caushit. Ymeri njihej ndryshe dhe si ‘Tori i Xhihanes’.

Ymeri u arrestua më 29 qershor të vitit 1999 për vrasjen e Arben Pajës dhe Ilir Xhungës. Në vitin 2000, ai u dënua nga Gjykata e Durrësit me burgim të përjetshëm, por vendimi u rrëzua nga Gjykata e Lartë.

Pas rreth 15 vitesh, Viktor Ymeri iu drejtua sërish Gjykatës së Lartë për të rishikuar vendimin, ndërsa kjo e fundi e ktheu sërish në Gjykatën e Apelit të Durrësit, e cila më 14 nëntor 2018, e dënoi përfundimisht me 25 vite burg. Viktor Ymeri ishte dënuar edhe në Itali për tentativë vrasje në vitin 1996, vepër penale e përfshirë në të njëjtin dënim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Candace Cameron Bure shpërthen në lot: “Marr shumë kritika për zërin tim”

0
Aktorja amerikane Candace Cameron Bure, e njohur për rolin e saj në serialin “Full House”, ka shpërthyer në lot teksa ka folur për kritikat...

“Nuk mund ta duroja atë që po shihja”/ Aktivisti francez paguan 300 euro për...

0
Një aktivist francez për të drejtat e kafshëve ka paguar 300 euro për të blerë një karavidhe të gjallë, jo për ta konsumuar, por...

Grabitje spektakolare në Itali/ Vidhen 4 vepra të Antonello da Messina, vlera deri në...

0
Një grabitje e bujshme ka tronditur botën e artit në Itali, pasi katër vepra të çmuara të piktorit të Rilindjes, Antonello da Messina, janë...

Aksident i rëndë në aksin Shëngjin–Lezhë/ Përplasen dy makina, plagosen 4 persona, mes tyre...

0
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Shëngjin–Lezhë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë...

Identifikohet shqiptari i dyshuar për vdekjen e 46-vjeçares në Kalabri/ Kush është Elvis Metvelaj

0
Është identifikuar i dashuri shqiptar i Ornella Forastefanos, 46-vjeçares e cila dyshohet se u dhunua rëndë dhe më pas u la në dyert e...