23.6 C
Tiranë
Tuesday, August 18, 2026

Kolegji Zgjedhor rrëzon paditë e PD dhe LSI për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Vlorë

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar paditë e PD dhe LSI për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve të 25 prillit në Vlorë.

Të njëjtin vendim Koelgji e mori edhe ditën e djeshme për qarkun e Gjirokastrës.

Pavarësisht se Kolegji Zgjedhor rrëzoi opozitën për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Vlorë, përfaqësuesi ligjor i PD, Ivi Kaso thotë se kjo nuk i dekurajon për të vazhduar betejën për transparencë.

“Është një vendimmarrje që u paracaktua jo vetëm nga vendimmarrja e djeshme, por edhe nga vendimmarrja e ndërmjetme për mos administrimin e provave pavarësisht se pati një debat të gjatë lidhur me domosdoshmërinë  e administrimit të tyre për të hedhur dritë mbi çdo krim zgjedhor. Mund të them me keqardhje që është një shans i humbur por nuk na dekurajon për të vazhduar për të kërkuar transparencë, për të bërë publike fakte dhe prova të shkeljet të ligjit, ku është deformuar vullneti i njerëzve, që në 25 prill nuk i shprehën të lirë me votë.

Detyrimin për transparencë e kemi jo vetëm ndaj atyre që na besuan në 25 prill, por e kemi detyrim ndaj shqiptarëve për të çliruar procesin zgjedhor nga fenomenet negative. Detyrimi ynë për transparencë do të vazhdojë dhe sa kohë kemi një tribunë për të shprehur, një gjykatë për tu ankuar ne do ti shkojmë deri në fund  kërkesës tonë për transparencë dhe për hedhje dritë të cdo shkelje të ligjit”, tha Kaso.

PD vijon me ankimimet në Kolegjin Zgjedhor për 9 qarqe ku kërkon prova shtesë nga institucionet dhe shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në këto zona zgjedhore.

Deri më tani për dy qarqe Kolegji Zgjedhor nuk ka pranuar kërkesat e opozitës kurse KAS nuk shpalli zgjedhje të pavlefshme në  asnjë qark të vendit.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Candace Cameron Bure shpërthen në lot: “Marr shumë kritika për zërin tim”

0
Aktorja amerikane Candace Cameron Bure, e njohur për rolin e saj në serialin “Full House”, ka shpërthyer në lot teksa ka folur për kritikat...

“Nuk mund ta duroja atë që po shihja”/ Aktivisti francez paguan 300 euro për...

0
Një aktivist francez për të drejtat e kafshëve ka paguar 300 euro për të blerë një karavidhe të gjallë, jo për ta konsumuar, por...

Grabitje spektakolare në Itali/ Vidhen 4 vepra të Antonello da Messina, vlera deri në...

0
Një grabitje e bujshme ka tronditur botën e artit në Itali, pasi katër vepra të çmuara të piktorit të Rilindjes, Antonello da Messina, janë...

Aksident i rëndë në aksin Shëngjin–Lezhë/ Përplasen dy makina, plagosen 4 persona, mes tyre...

0
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Shëngjin–Lezhë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë...

Identifikohet shqiptari i dyshuar për vdekjen e 46-vjeçares në Kalabri/ Kush është Elvis Metvelaj

0
Është identifikuar i dashuri shqiptar i Ornella Forastefanos, 46-vjeçares e cila dyshohet se u dhunua rëndë dhe më pas u la në dyert e...