34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Ekspozita “Udha drejt Pavarësisë” sjell historinë e nënshkrimit të Aktit të Pavarësisë

Në kuadër të 112-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Vlorë ka hapur ekspozitën “Udha drejt Pavarësisë”, e cila ndriçon rrugëtimin historik të patriotëve shqiptarë që çuan në këtë ngjarje madhore. Përmes dokumenteve, artefakteve dhe rrëfimeve historike, ekspozita i prezanton publikut sfidat dhe përpjekjet e nënshkruesve të Aktit të Pavarësisë. Ekspozita nis rrëfimin e saj nga ngjarjet e 2 nëntorit 1912, kur Ismail Qemali, së bashku me patriotë të tjerë, u mblodhën në lagjen Pera të Stambollit, në hotelin Pera Palace, për të hartuar strategjinë e shpalljes së Pavarësisë. Nga Stambolli, Ismail Qemali vazhdoi rrugën drejt Konstancës së Rumanisë, duke udhëtuar me anije, për të vijuar më pas me takime të tjera vendimtare.

Më 5 nëntor 1912, ai organizoi një mbledhje në hotelin Continental të Bukureshtit, ku mblodhi patriotët shqiptarë për të diskutuar hapat e ardhshëm drejt pavarësisë. Në këtë takim historik, Ismail Qemali deklaroi me vendosmëri: “Tjetër shpëtim për Shqipërinë nuk ka, përveçse të gjenden ca atdhetarë me guxim dhe bashkë me mua të hyjmë në Shqipëri dhe të kasnecojmë vetëqeverimin e saj”. Në mbledhje morën pjesë figura të shquara si Aleksandër Stavri Drenova, Spiridon Ilo, Vasil Zografi, Pandeli Evangjeli, Luigj Gurakuqi, Dhimitër Berati dhe të tjerë, të cilët vendosën mbajtjen e një Kuvendi Kombëtar me përfaqësues nga të gjitha krahinat shqiptare.

Kuvendi i Vlorës nisi punimet më 28 nëntor 1912, në orën 15:30, në sarajet e familjes Vlora, me pjesëmarrjen e 78 delegatëve nga mbarë trojet shqiptare. Në këtë Kuvend u mor vendimi historik që: “Shqipëria të bahet më vehte, e lirë dhe e mosvarme.” Pas nënshkrimit të Aktit të Pavarësisë, Ismail Qemali, në orën 17:30 të po asaj dite, doli në ballkonin e shtëpisë ku zhvilloheshin punimet dhe ngriti flamurin kombëtar kuqezi, të cilin dikur e kishte valëvitur Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Krujë.

Ekspozita “Udha drejt Pavarësisë” përkujton sakrificat dhe vendosmërinë e patriotëve shqiptarë, duke ruajtur të gjallë kujtimin e rrugës së tyre drejt lirisë dhe pavarësisë. Përmes kësaj nisme, qytetarët e sotëm mund të përjetojnë një udhëtim simbolik në historinë e kombit, duke i dhënë një tjetër dimension krenarisë kombëtare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“SHBA do të kontrollojë naftën e Venezuelës”, marrëveshja Trump-Rodriguez hap një kapitull të ri...

0
Marrëveshja e njoftuar më 28 gusht nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez, mund të shndërrohet në...

“Algoritmi i naftës dhe algoritmi i Edi Ramës”, Bardhi: “Nga 219 lekë që paguan...

0
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kritikuar qeverinë për çmimin e lartë të naftës në Shqipëri, duke deklaruar se vendi...

Shoqëronte Ergys Agasin gjatë arrestimit, GJKKO lë në burg ish-punonjësin e Policisë

0
Uljan Shpataraku, ish-punonjësi i Policisë që shoqëronte Ergys Agasin në momentin e arrestimit të tij, do të vijojë të qëndrojë në qeli. Gjykata e...