Shkencëtarët paralajmërojnë se shishet plastike, veçanërisht ato njëpërdorimshme, mund të lëshojnë mikroplastika, kimikate dhe metale kur ekspozohen ndaj temperaturave të larta dhe rrezeve UV.
Një studim i vitit 2023 zbuloi se plastikë e ekspozuar në 37°C dhe dritë UV çliron shumë më tepër grimca sesa ajo e ruajtur në temperatura të ulëta. Megjithatë, ekspertët theksojnë se rreziku për shëndetin nga një rast i vetëm është i ulët.
“Do të isha e kujdesshme ndaj ekspozimeve të përsëritura, por një rast i rrallë nuk është alarmant,” thotë Jaime Ross, profesoreshë e neuroshkencës në Universitetin e Rhode Island.
Shkencëtarët shtojnë se nanoplastikat mund të depërtojnë në organe vitale dhe lidhen me probleme shëndetësore si çrregullime neurozhvillimore dhe komplikacione gjatë shtatzënisë. Por hulumtimet janë ende në fazat e hershme dhe kërkojnë më shumë prova.
Ekspertët rekomandojnë gjithashtu të mos lini lëngje të hapura në makina të nxehta, pasi temperaturat mund të nxisin zhvillimin e baktereve.






