9.5 C
Tiranë
Sunday, March 22, 2026
spot_img

Abuzonte me kontratat e qirasë, sekuestrohet lokali i ish-drejtorit të Postës në Korçë

Policia ka sekuestruar një pronë të ish-Drejtorit të Postës Korçë, Valter Gora, i cili u arrestua një muaj më parë, në kuadër të operacionit policor “Kontrata”.

Gora akuzohet se ka abuzuar me kontratat e qirasë gjatë kohës që drejtonte postën.

Dyshohet se të ardhurat e paligjshme të përfituara nga aktiviteti kriminal i shtetasit Valter Gora, janë investuar në blerjen e këtij ambienti, i cili ishte në përdorim të filialit të Postës Shqiptare (i lëshuar me qira).

Njoftimi i policisë

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të punës për identifikimin dhe gjetjen e aseteve kriminale që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë datë 28.07.2021, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj një prone në qytetin e Pogradecit, konkretisht lokal shërbimi, në pronësi të shtetasit V. G., i cili u arrestua në datë 14.07.2021, në kuadër të operacionit policor “Kontrata”, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se të ardhurat e paligjshme të përfituara nga aktiviteti kriminal i shtetasit V. G., janë investuar në blerjen e këtij ambienti, i cili ishte në përdorim të filialit të Postës Shqiptare (i lëshuar me qira).

Vijon puna për të verifikuar dhe evidentuar pasuritë e tjera, që mund të jenë në emër të 41-vjeçarit V. G. dhe bashkëpunëtorëve të tjerë të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...

“I eliminuar me katër të shtëna” – Shqiptari 30-vjeçar u vra në Itali pas...

0
AREZZO – Zbardhen detaje tronditëse për vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar Gjergj Pergegaj në Olmo, Itali. Sipas mediave italiane, viktima u qëllua me katër të...