26.6 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

Aksioni për shuarjen e flakëve në Karaburun, Peleshi: “Kemi nisur operacionin dhe me helikopterin që ka ardhur nga Holanda, do vazhdojmë deri në fund betejën tonë”

Forcat e Ushtrisë dhe helikopteri po punojnë për të shuar një vatër të re zjarri që ka rrezikuar Gjirin e Gramës pas mesnate dhe një vatër të rindezur mbi fshatin Dukat.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili ndodhet në terren bashkë me prefektin e Vlorës, theksoi se ka pasur një riaktivizim të zjarrit në malin e Dukatit, që dyshohet se ka qenë e qëllimshme, si dhe një vatër e re në Gjirin e Gramës.

“Kemi nisur operacionin dhe me helikopterin që ka ardhur nga Holanda. Këtu jam me prefektin e Vlorës. Kemi pasur një qetësim të situatës dhe shuarje falë punës me shumë forca të ditës së djeshme të zjarreve në Karaburun.

Gjatë mesnatës ka pasur një vatër të re në Gjirin e Gramës dhe një riaktivizim në malin e Dukatit. Tani po punojmë, pasi në mëngjesin e sotëm është gdhirë e rindezur. Kemi dyshime të forta për zjarrvënie të qëllimshme.

Do vazhdojmë deri në fund betejën tonë. Por ngelet e hapur festa për komunitetin që të identifikohen këta zjarrvënës që të marrin dënimin sipas ligjit.”, tha Peleshi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...