9.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Açka pas debatit me Felajn: “Ka kënaqësi kur ndërpret fjalën e deputetëve”

Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka gjatë fjalës së saj në foltoren e Kuvendit pas një debati të zhvilluar me Ermonela Felajn ka deklaruar se kjo e fundit “ka njëfarë kënaqësie kur ua ndërpret fjalën deputetëve”.

Ajo shtoi se i duket sikur Felaj “lutet” mbrëmjeve para se të gdhijë dita enjte që të mungojë kryeparlamentarja Nikolla, “që të shijojë teatrin e saj, shpeshherë të dhunshëm”.

Deklarata e plotë:

Ndërsa shkruaja fjalën time, shoh që zonja Felaj qenka larguar nga salla. Sic kam vënë re shpesh e më shpesh, zonja Felaj ka njëfarë kënaqësie kur ua ndërpret fjalën deputetëve, dhe më duket sikur lutet mbrëmjeve para se të gdhijë dita enjte që të mungoni ju, zonja Nikolla, që ta mund ta shijojë teatrin e saj, shpeshherë të dhunshëm, edhe pse në miniaturën e saj, të një xhelati. Dhe kjo lloj kënaqësie, është një sindrom i njohur, i studiuar tashmë nga etërit e psikoanalizës, por nuk duhet të jetë togë për një zonjë që drejton një parlament demokratik.
Sic e shihni, nuk më akuzoni dot se nuk po i përmbahem rendit të ditës, për Integrimin po flasim dhe rolin e parlamentit në procesin e integrimit, proces ku Neni numër 1, Neni numër 101, Neni numër 1001 është fjala e lirë, që juve në pushtet, ju shkakton krruarje në lëkurë. Nga kjo nuk shëroheni dot, por do ta shërojë koha këtë vend.
Po e përsëris: Shentëria e fjalës së lirë në këtë Parlament, është shkelur hapur ditën e hënë, më datë 13 mars 2023, dhe kjo më jep të gjithë të drejtën që të them me shpallje se sjellja malinje për pengimin e Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik në dëgjesën për cështjet e dekomunistizimit të shoqërisë shqiptare, është vetëm një zgjatim i censurës botërisht të njohur komuniste e natyrës zhdanovianë, për të cilën fola dhe nuk u lashë ta mbaroj në procedurë.
E di, do të më thoni se c’bëri PD për këtë gjë, e di që është e pafalshme që institucionët e dhunës dhe persekutimit, u shkatërrun, duke prishur kështu dëshmitë e një gënocidi të pashembullt mbi dhe.
Por kjo sjellje e disa dekadave duhet të marrë fund, ne duhet ta shohim të vërtetën në sy, sic bënë e gjithë bota e qytetëruar dhe sic kanë bërë pothuajse të gjitha vende e ish-kapit komunist me të shkuarën e tyre diktatoriale. Nuk është nevojë për hakmarrje, por purifikim shoqëror.
Që t’i kthehem fjalës, e cila duket sikur e lëndoi shumë drejtuesen e seancës në fillim: fjala “furrik”. Në dijen time, të një njeriu që është marrë gjithë jetën më fjalën, kjo fjalë nuk hyn te fjalët e turpit. Furrik, do të thotë një vënd i vogël, i ngushtë, ku herë-herë fshihen njerëz të vegjël, nga ata personazhet e Murakamit e që dilnin nga goja e dhisë së bardhë që jetonte në kohën së sublektit dystopik të veprës “1q84”, në fakt e dhisë së zezë me emrin diktaturë.
Meqenëse jemi këtu, e ftoj median ta vizitojë këtë furrik vetë e të gjykojë se në c’kushte klaustrofobike vendosim ne për mbarëvajtjen e këtij parlamenti. Madje e ftoj median të vijë të vizitojë sgëqin ku rri garda këtu në Parlament, së cilës ne i kalojmë përbri, dhe nuk e kthejmë as kokën për të parë kushtet e tyre, por i thërrasim dhe i rreshtojmë këtu që të na mbrojnë nga glasërat politike, elementë këto të këtij furriku politik. Madje edhe vetë ky Parlamenti është pak a shumë i tillë, sipas pamjes dhe raportit në hapësirë që ka me kryeqytetin, nisur nga fjalët ë specialistëve dhe urbanistëve, disa madje kanë filluar ta quajnë edhe ahurin i xhamisë përbri.

Kaq për furrikun. T’i kthehem cështjes sime. Zonjë e nderuar, zotërinj të nderuar të kësaj sallë, të nderuar shqiptarë, ditën e hënë në këtë institucion është konsumuar një krim kushtetues, një shkelje e hapur e rregullores së Parlamentit, në mos një akt penal.
Të hënën në të dyja sallat e mëdha të Kuvendit të Shqipërisë, salla që përdoren kur të ftuarit nuk i nxënë dhomat e ngushta të komisioneve, u fikën audioja dhe videoja, pra transmetimi i drejtpërdrejtë për publikun. Pra, u sabotua hapur dëgjesa e planifikuar ditë me parë me të gjithë aktorët e lidhur me temën e dekomunistizimit për diskutimin e projekt-ligjit “Për ndërgjegjësimin, kujtesën kolektive, Ekspozimin dhe Ndëshkimin Publik të Regjimit Toptalitar Komunist”, si iniciativë e një grupi deputetësh të Opozitës.
Por më e keqja, është se u detyruan punonjësit e shërbimit IT të bëheshin pjesë e cënsurës, duke i vënë në një pozitë që të shkaktonte dhimbje për mënyrën se si I përdorim dhe I keqpërdorim. Asnjëra prej sallave nuk funksiononte, kur në fakt sapo ishin përdorur, u përdoren edhe të nesërmen, po përdoren edhe tani drejtpërdrejtë për fjalërinë ë Këshillit të Integrimit, madje vetëm pak minuta pasi të ftuarit ishin larguar, për cudi, u ndreqën. Nëse ndokush ka dyshim në këto që po them le të kërkojë verifikimin e tabulateve të telefonave të punonjësve të shërbimit dhe do të lëxojë edhe se nga kush dhe kur dha urdhëri për cënsurë.
Meqenëse jemi drejtpërdrejt me sinjal edhe nga salla, tregojani tani zotit Oliver Varheleyi krimin e ditës së hënë, edhe pse e keni kusht në progress-raport dekomunistizimin. Thuajani krimin tuaj njeriut që vetë është nën akuzë për shkak të një pëshpërime që është dëgjuar të dalë nga goja e tij nga receprorët ambjentalë në Parlamentin Europian.
Integrim Europian i një vëndi si yni para së gjithash do të thotë reflektim mbi të shkuarën e dhunshme, ndjesë ndaj viktimave të genocidit komunist, përulje ndaj vuajtjes se shqiptarëve në ato pesë dekada thyerje e përcudnim historik.
Por ajo që më trondit ende nga ajo ditë, është sjellja e të ftuarve, një pjesë ish-të përndjekur politikë. Fianikëria e tyre, pranimi dhe mirëkuptimi i turpërimit qe më ndodhi mua personalisht, që po na ndodhte ne si Komision, si parlament e si shtet, ishte divin dhe shumë prekës. Sjellaj e tyre më shtyn ta shikoj edhe më qartë profilin tuaj prej bastardësh të diktaturës. Pse e them këtë?
Sepse e di se si po silleni me lehonën Diana Bahcja disaditëshe, asgjë demokratikë, e as njerëzore nuk ka në sjelljen tuaj ndaj saj.
Sepse e di se si e trajtuat vajzën viktimë të pak mujave më parë në Librazhd.
Sepse e di se si silleni me zonjë Dukate në gjyqet e saj në Fier. Se si tallet me të gjyqtari, i cili, jo vetëm e ul atë gjatë gjyqit pranë vrasësve të të birit, jo vetëm i lejon vrasësit të tallen me nënën, por e përzë nga salla gruan kur ajo ankohet për sjelljen e vrasësve të të birit në sallën ë gjyqit.
Kjo, kolegë të ndëruar, është vazhdim i së njëjtës monstër e pashpirt, vrasëse, që vjen nga forca e pushtetit. Dhe sic thotë një mendje e mencur: “Forca tërheq njerëz me moral të dyshimtë, në mos të ulët.” Pra, të ulët.
Ju as zverdheni e as skuqeni për atë që ka ndodhur të hënën ndaj Komisioni Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik, sepse nuk keni pasur kohë të shkoni në Spac, as në Tepelenë, as në Qaf Bar, as në qelitë e Burrelit. Shkoni të paktën në Vendin e Dëshmisë dhe të Kujtimit në Shkodër, të shihni qelinë e Marie Tucit dhe pader Zef Pllumit. Shkoni, që te beheni njerez më të mirë. Atëhërë do ta kuptoni dhe do të bëni katarsis për jetët e ndërprera nga gijotina komuniste, për varret pa emër, për 6 mijë të pushkatuarit, për 65 mijë shqiptarët e keqtrajtuar dhe 35 mijë të burgosurit.
Atëherë do ta kuptoni se fjala e lirë nuk do leje në një atdhe demokratik, se e drejta nuk do pass dhe liria nuk do licensë, sepse në ditën që liria do të kërkojë licensë, atë ditë diktatura është shumë afër, kam lexuar të thuhet diku.
Dhe për ta mbyllur, me keqardhje them, nisur nga ngjarja e ditës së hënë, që do të hyjë në turpet e këtij parlamenti: diktatura nuk është shumë afër, por është këmbëkryq këtu, me bekiminj tuaj, me sjelljen tuaj djallëzore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT