12.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Adoleshentja me sëmundje të rrallë hap GoFundMe për të parë botën para se të verbohet

Peterborough, Mbretëri e Bashkuar – Tilly Hayward, një 17-vjeçare britanike e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë të Stargardtit, ka nisur një iniciativë të veçantë për të përmbushur ëndrrën e saj për të eksploruar botën përpara se të humbasë plotësisht shikimin.

Tilly, e cila u diagnostikua në moshën 9-vjeçare, vuan nga një gjendje progresive që dëmton shikimin qendror dhe, ndryshe nga shumica e rasteve, ka filluar të ndikojë edhe në shikimin e saj periferik. Përballë kësaj sfide, ajo ka hapur një GoFundMe për të mbledhur fonde dhe për të vizituar vendet e saj të ëndrrave, si Disney World dhe plazhet e Dubait.

Kur m’u tha se do të verbohesha, u motivova të shihja sa më shumë të mundja nga bota,” shprehet adoleshentja, e cila ndonëse është përballur me depresion dhe anoreksi, sot ka pranuar gjendjen e saj dhe dëshiron të frymëzojë të tjerët të jetojnë pa frikë.

Pavarësisht sfidave me shikimin, ajo vazhdon studimet për A-Levels online dhe ka mësuar alfabetin Braille. Deri tani, fushata e saj në GoFundMe ka mbledhur 1490 sterlina nga objektivi prej 2000 sterlinash, duke marrë mbështetje nga njerëz të shumtë që janë prekur nga historia e saj.

Tilly vazhdon të ndan rrugëtimin e saj me botën, duke treguar se pavarësisht sfidave, jeta mund të jetohet me pasion dhe vendosmëri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zhdukje dhe gjakmarrje që shtrihen përtej kufijve, SPAK zbërthen vrasjen e Klevis Lleshit

0
Pas pesë vitesh hetime intensive, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje tronditëse mbi vdekjen e Klevis Lleshit, 21-vjeçarit...

Dj Gimbo tregon lidhjen me Selin: “Pa Selin ndihem si peshku pa ujë”

0
I ftuar në “Goca dhe Gra” këtë të premte, Dj Gimbo, i cili u eliminua nga “Big Brother VIP”, foli hapur për marrëdhënien e...

Mateo kërkon ngushëllim tek Selin pas mërzitjes me Brikenën

0
Pas incidentit të ndodhur pas mesnate me Brikenën, Mateo duket se po tenton të gjejë ngushëllim dhe mirëkuptim duke e krahasuar situatën e tij...

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...