28.1 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Rama: 250 milionë euro linjë financimi për bujqësinë, synojmë 1 miliard euro eksporte deri në 2030

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në një tryezë diskutimi të organizuar nga Banka e Shqipërisë, ku u prezantua një linjë financimi prej 250 milionë euro për mbështetjen e investimeve në bujqësi, sera, agropërpunim, peshkim, akuakulturë, agroturizëm dhe inovacion teknologjik në sektorin rural.

Mbështetje për bujqësinë dhe bizneset e vogla e të mesme

Në fjalën e tij, Rama theksoi se ky proces ka nisur prej disa kohësh dhe tani konkretizohet me një hap të rëndësishëm cilësor, falë vendimit të Bankës së Shqipërisë për të hapur këtë linjë të re financimi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme me fokus tek bujqësia.

Ky është një hap i madh cilësor dhe shumë premtues për sektorin dhe për vendin. Kjo skemë e re financimi do të fuqizojë sektorin e bujqësisë dhe do t’i japë mundësi fermerëve për investime të reja dhe rritje të prodhimit.

Objektivi: 1 miliard euro eksporte deri në 2030

Rama nënvizoi ambicien e qeverisë për ta çuar vlerën e eksporteve bujqësore në 1 miliard euro deri në vitin 2030, duke theksuar progresin e deritanishëm.

Eksportet bujqësore janë katërfishuar, nga mbi 100 milionë euro kur morëm detyrën, në mbi 500 milionë euro sot. Synimi ynë është që deri në 2030 të arrijmë në 1 miliard euro eksporte, gjë që kërkon një sektor më të fuqishëm, më të strukturuar dhe më konkurrues.”

Përgatitja për tregun evropian

Kryeministri theksoi gjithashtu rëndësinë e përshtatjes me standardet e BE-së, duke pasur parasysh sfidën e konkurrencës në momentin kur Shqipëria do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.

“Bashkimi Evropian ka rregulla dhe standarde të larta për produktet bujqësore dhe ushqimore. Për t’u bërë konkurrues në tregun evropian, na duhen investime serioze, qoftë në teknologji, qoftë në sigurinë dhe cilësinë e produkteve.”

Marrëveshja me bankat

Për ta bërë këtë financim të aksesueshëm për fermerët dhe sipërmarrësit e sektorit rural, është nënshkruar një marrëveshje mes Bankës së Shqipërisë dhe bankave të nivelit të dytë, të cilat do të ofrojnë kreditim për projekte në bujqësi.

Me këtë iniciativë, qeveria synon të krijojë një mjedis më të favorshëm për investimet në sektorin bujqësor dhe të rrisë kapacitetet prodhuese të Shqipërisë për tregun e brendshëm dhe eksportet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kolo Muani një hap larg Juventusit! Sot takimi vendimtar me PSG-në, ja çfarë po...

0
Rikthimi i Randal Kolo Muanit te Juventusi duket gjithnjë e më pranë, pasi klubi bardhezi ka arritur marrëveshjen me sulmuesin francez për një kontratë...

“Nuk do të ndalemi deri sa t’i marrim plotësisht”/ Putin refuzon propozimin e Ukrainës...

0
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia do të vazhdojë ofensivën ushtarake në Ukrainë derisa të marrë nën kontroll të plotë katër rajonet...

Goditet grupi i dyshuar i hajdutëve në Sarandë! Zbardhen 6 vjedhje, 4 në pranga...

0
Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Focus”, duke goditur një grup të dyshuar kriminal që kryente vjedhje me thyerje në banesa dhe...

SPAK i jep 48 orë leje Erion Veliajt! Lë përkohësisht qelinë për të parë...

0
Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë përkohësisht ambientet e paraburgimit pas marrjes së një lejeje 48-orëshe për arsye familjare. Sipas...

Sherr për pronën mes familjarëve! Në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës dhe katër...

0
Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar me arrestimin e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, si dhe të katër familjarëve të tij,...