16.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Adriana Kalaja: Ajola Xoxa po prish provat dhe po intimidon dëshmitarët

Avokatja dhe anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Adriana Kalaja, ka bërë një deklaratë të fortë, duke akuzuar bashkëshorten e kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Ajola Xoxa, për prishje provash dhe intimidim dëshmitarësh.

Sipas Kalasë, ka prova dhe dëshmi që tregojnë se persona të paidentifikuar kanë hyrë në një banesë në rrugën “Brigada e Tetë”, në datat 17 dhe 18 shkurt, në orët e vona të natës. “Në hyrjen nr.3, Ap.31, persona të paidentifikuar nga banorët e këtij pallati, janë futur në orën 2 dhe 3 të mëngjesit, duke bërë zhurmë dhe duke zhvendosur pajisje, dokumente dhe çdo gjë tjetër”, tha ajo.

Kalaja kërkon që prokurorët e SPAK, Altin Dumani dhe Olsi Dado, të ndërmarrin masa për shtrëngimin e masës së sigurimit personal ndaj Ajola Xoxës, duke argumentuar se ajo po përpiqet të ndikojë në procesin hetimor.

Këto akuza vijnë në një moment kur hetimet për çështjen e Veliajt dhe aferave të dyshuara korruptive në Bashkinë e Tiranës po thellohen, ndërsa SPAK vijon punën për të zbardhur të gjitha detajet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...