34.6 C
Tiranë
Wednesday, August 19, 2026

Adriatik Lapaj reagon kundër Kryeministrit Edi Rama: “Rama e trashëgon pushtetin, ne duam ta shpartallojmë”

Bashkëdrejtuesi i koalicionit “Nisma-Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama lidhur me kandidimin e babait të tij në listën e mbyllur të Beratit. Pas fjalëve të Rama-s, i cili komentoi vendosjen e prindërve të kandidatëve në listat e koalicionit të Lapajt, ky i fundit ka shpërndarë një video në rrjetet sociale për të sqaruar qëndrimin e tij.

Lapaj e ka cilësuar Ramën si pjesë të një grupi udhëheqësish që përpiqen të trashëgojnë pushtetin, duke shtuar se ndryshe nga koalicioni i tij, që ka vendosur të djegë emrat e kandidatëve të listës së mbyllur, Rama do t’i fusë ata në Parlament. Ai theksoi se partia e Ramës ka një praktikë të trashëgimisë së pushtetit nga prindërit te fëmijët dhe këtë mentalitet po ndjek edhe në zgjedhjet e ardhshme.

Zoti Rama, ortaku i Zotit Berisha, që të dy bashkë i mbyllën listat qenka shqetësuar shumë përse ne kemi vendosur prindërit në listat e mbyllura, për t’i djegur ato, e me qëllim që ne të garojmë realisht për të shkuar në Parlament. Rama është mësuar me partinë e vetë, që ta trashëgojë pushtetin nga babai te fëmijët dhe nga nëna te fëmijët. Këtë po bëjnë edhe në këto zgjedhje”, thotë Lapaj.

Më tej ai u bën thirrje qytetarëve që t’i hedhin një sy listave të mbyllura të PS në çdo qark dhe do të gjejnë aty bijtë e ish-ligjvënësve dhe zyrtarëve të majtë.

“Ju ftoj të futeni në listat e mbyllura që ka bërë Rama dhe të verifikoni fëmijët e kujt janë ata që janë në listat e mbyllura. Shikoni se ndoshta do të gjeni aty fëmijët e ish-deputetëve apo zyrtarëve të lartë të PS. Sigurisht që ata pushtetin e trashëgojnë se ashtu e kanë stil. Ne duam ta shpartallojmë sistemin e tyre që të rinjtë në këtë vend të kenë mundësi të kenë garë, pavarësisht fëmijët e kujt janë”, shprehet Lapaj më tej.

Kujtojmë se kryeministri Rama teksa i referohej Adriatik Lapajt, pak ditë më parë në një takim tha: “Parti të re me gjithë kushërinjtë dhe me babanë në krye të listës, mund të bëjë çdokush, por edhe të bërtasë: jemi rinia! Edhe të shajë mbarë e mbrap, njësoj si pleqëria.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Bie nga lartësia në Orikum, 67-vjeçari pëson trauma në kokë

0
Një 67-vjeçar është rrëzuar nga lartësia në Orikum, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë të qarta. Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për...

“Banda e hajdutëve shëtitës”, shqiptari rrezikon 42 muaj burg në Belgjikë për vjedhjet në...

0
Një shqiptar 30-vjeçar, me banim në Bruksel, rrezikon një dënim prej 42 muajsh burg në Belgjikë, pasi akuzohet se ka marrë pjesë në një...

“Patosi të mos shkrihet”, banorët dalin në protestë kundër riorganizimit territorial

0
Banorë të Bashkisë Patos kanë zhvilluar sot një protestë kundër vendimit të qeverisë për riorganizimin territorial dhe propozimit për shkrirjen e Bashkisë Patos dhe...

“Liri për Jülide Yazici”, ish-profesorja turke arrestohet në Shqipëri dhe rrezikon ekstradimin drejt Turqisë

0
Ish-profesorja e filozofisë në gjimnazin “Blaise-Pascal” të Segré, Jülide Yazici, është arrestuar në Shqipëri, ku rrezikon të ekstradohet drejt Turqisë, pasi ndaj saj është...

Arratiset nga Katalonja për t’i shpëtuar burgut, arrestohet në Gjirokastër 43-vjeçari i kërkuar nga...

0
Një 43-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle është arrestuar në Gjirokastër, pasi dyshohet se ishte arratisur nga Katalonja për t’iu shmangur...