10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Afgano-amerikanët të zemëruar dhe të trazuar nga tërheqja e forcave amerikane

Afgano-amerikanët po ndihen të revoltuar dhe të shqetësuar për vendimin e administratës së Presidentit Biden për t’iu përmbajtur afatit të 31 gushtit për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani. Shtëpia e Bardhë thotë se po përgatiten plane emergjence për të tërhequr qytetarët me shtetësi të dyfishtë afgane dhe amerikane që mund të kenë mbetur në vend edhe pas datës 31 gusht.

Që kur talebanët pushtuan kryeqytetin afgan më 14 gusht, më shumë se 82 mijë njerëz janë evakuuar nga Afganistani në një nga operacionet më të mëdha të transportit ajror në historinë amerikane.

Megjithëse ritmi është rritur ditët e fundit, është ende një situatë kaotike ndërsa njerëzit kërkojnë të ikin.

“Data e 31 gushtit u vendos në mënyrë arbitrare pa planifikim, por talebanët e kanë bërë edhe më të vështirë arritjen e saj. Do të ketë dhjetëra mijëra afganë që nuk do të arrijnë të largohen”, thotë Mizgon Zahir Darby, aktiviste afgano-amerikane në Kaliforni.

Presidenti Biden caktoi afatin e 31 gushtit për të përfunduar evakuimin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, por presidenti gjithashtu ka kërkuar hartimin e planeve të emergjencës nëse do të duhet të evakuohen njerëzit përtej kësaj date.

“Nëse do të qëndrojnë, duhej të kishin arritur një lloj marrëveshjeje. Përndryshe ka për të patur një luftë të hidhur në rajon”, thotë afgano-amerikani Farhad Farzon, pronar restoranti.

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki tha të mërkurën se administrata po punon për opsionet për njerëzit që ende dëshirojnë të largohen nga Afganistani pas 31 gushtit, kur ushtria amerikane pritet të tërhiqet nga Kabuli.

Zonja Psaki tha se administrata e Presidentit Bidenit mendon se shumë prej 1 mijë amerikanëve të mbetur brenda vendit janë me shtetësi të dyfishtë afgane dhe amerikane.

Pentagoni thotë se do të vazhdojë të evakuojë njerëzit nga Afganistani derisa Shtetet e Bashkuara të largohen të martën, por gjatë ditëve të fundit do të duhet të ketë prioritet nxjerrja e forcave amerikane dhe pajisjeve ushtarake nga vendi.

Çdo vendim i Presidentit Biden për të qëndruar më gjatë mund të rindezë luftimet mes talebanëve dhe forcave perëndimore që menaxhojnë transportin ajror.

“Ka njerëz që janë lënë pas. Jemi të dëshpëruar, si afganë, si amerikanë, si qenie njerëzore. Jam shumë i hidhëruar për këtë situatë. Bota nuk ka parë diçka të tillë më parë. Kjo është më keq se Vietnami”, thotë Mohammad Mehdavi, udhëheqës i komunitetit afgano-amerikan.

Pamjet satelitore të marra në kufirin Afganistan-Pakistan para dhe pas marrjes së kontrollit nga talebanët tregojnë aktivitetin e shtuar ndërsa njerëzit kërkojnë me dëshpërim të largohen nga vendi. Që nga 24 gushti, shihet se rrugët pranë kufirit janë të mbushura me njerëz që kërkojnë të shkojnë drejt Pakistanit apo Iranit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...