Kreu i Mundësia, Agron Shehaj, ka kritikuar ashpër maxhorancën dhe zv/kryeministren Belinda Balluku, duke e cilësuar si një “histori suksesi” në mënyrë ironike.
Shehaj theksoi se sipas tij, për qeverinë e Partisë Socialiste, suksesi matet me miliona euro të përvetësuara nga tenderat publikë, të cilët sipas hetimeve të SPAK-ut kanë rezultuar të paligjshëm.
“Në këndvështrimin tuaj, Belinda Balluku është ministre jashtëzakonisht e suksesshme, sepse tenderat i vendos në zyrën e saj me drejtorët e saj dhe i vidhen miliona euro. Si mund të flisni për histori suksesi kur 33 milionë euro vidhen?”, tha Shehaj.
Deklarata e tij vjen në një kohë kur Balluku është nën hetim nga SPAK për shkelje të barazisë në tenderin 190 milionë euro të tunelit të Llogarasë, duke shtuar tensionin mes opozitës dhe qeverisë.






