26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Ishte makth”, Nicolas Sarkozy lirohet pas 20 ditësh burg, premton të vazhdojë betejën për pafajësi

Pas 20 ditësh në qelitë e burgut La Santé në Paris, ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy është liruar me kusht, duke premtuar se do të vazhdojë të luftojë për të provuar pafajësinë e tij.

Sarkozy e përshkroi përvojën e tij në burg si “rraskapitëse” dhe “të tmerrshme”, duke treguar se qëndronte në një qeli prej vetëm 9 metrash katrorë, ku hante kryesisht kos për shkak të frikës nga helmimi i ushqimit, dhe ishte nën mbikëqyrje të dy rojeve për shkak të kërcënimeve me vdekje nga të tjerët të burgosur.

Ish-presidenti u dënua më 21 tetor me pesë vjet burg për konspiracion kriminal lidhur me financimin e fushatës së tij presidenciale të vitit 2007 nga regjimi i Muammar Gadafit, të cilat ai i mohon dhe ka apeluar vendimin.

“Ligji është zbatuar. Tani do të përgatitem për apelin. Energjia ime është përqendruar vetëm në vërtetimin e pafajësisë sime. E vërteta do të triumfojë,” shkroi Sarkozy menjëherë pas lirimit në rrjetet sociale.

Sipas tij, eksperienca në burg ishte një provë e vështirë që la gjurmë të forta, por ai falënderoi stafin e burgut për trajtimin human që e bëri qëndrimin të durueshëm. Procesi i apelimit pritet të zhvillohet gjatë pranverës së ardhshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...