Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka përshkruar si historik vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e Belinda Ballukut.
Shehaj thekson se ky hap shënon vetëm fillimin e një procesi drejt llogaridhënies së qeverisjes, duke nënvizuar përgjegjësinë e kryeministrit Edi Rama:
“Sepse çdo njeri në Shqipëri e di që në krye të korrupsionit është Edi Rama dhe vetëm me nxjerrjen para drejtësisë të Kryeministrit Edi Rama mund të themi që ka ardhur fundi i pandëshkueshmërisë edhe në Shqipëri.”
Në reagimin e tij të plotë, Shehaj shton se pezullimi i Ballukut është një masë e rëndësishme, por që nuk përbën fundin e pandëshkueshmërisë në vend, duke theksuar se vëmendja tashmë duhet të përqendrohet te kryeministri Rama.






