34.9 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Kushtrim Kokalla mohon çdo përfshirje në vrasjen e Lirdona Ademajt: “Takimet nuk lidhen me veprën penale”

Seanca e së premtes në gjyqin për vrasjen e Lirdona Ademajt solli deklarata të forta nga i akuzuari Kushtrim Kokalla, i cili mohoi çdo rol në organizimin e krimit. Ai theksoi se takimet me të pandehurit e tjerë nuk kishin lidhje me vrasjen dhe se nuk kishte ndërmjetësuar mes tyre.

“Kontaktet dhe takimet me të pandehurit e tjerë nuk kanë pasur lidhje me veprën penale për të cilën ngarkohem”, deklaroi Kokalla, duke shtuar se ishte thirrur nga policia për intervistim në Gjakovë dhe kishte biseduar paraprakisht me hetuesit, të cilët e kishin akuzuar gabimisht si kryesor.

Ai shpjegoi se njohja me Granit Plavën ishte vetëm për shkak të një kredie prej 25 mijë eurosh që kishte marrë nga Naim Murseli, dhe se kontaktet me Plavën ishin pasojë e udhëzimeve të Murselit.

Prokuroria e kundërshton këtë version, duke pretenduar se Kokalla ka ndihmuar në gjetjen e Plavës, personi që më pas shkrep armën më 29 nëntor 2023, në këmbim të 30 mijë eurove.

Fjalët përfundimtare ndaj të akuzuarve pritet të jepen më 17 prill, duke i dhënë epilog një prej rasteve më të ndjekura kriminale në Kosovë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...